Kushtet e motit, APD: Po pengohet përkohësisht përpunimi i anijeve me mallra

Autoriteti Portual në Durrës, ka bërë me dije se si pasojë e kushteve atmosferike, është penguar përkohësisht përpunimi i anijeve me mallra, ndërsa puna në terminalet e tjerë vijon normalisht. APD, e ka bërë njoftimin pak momente më parë, nëpërmjet një psotimi në faqen zyrtare në Facebook.

 

 

Informacion mbi situatën në Portin e Durrësit

Reshjet e shiut që filluan paraditen e së enjtes po pengojnë përkohësisht përpunimin e anijeve me grurë dhe çimento, që janë ankoruar në Terminalin Perëndimor, ndërsa në Terminalet e tjerë vijon puna normalisht.

Dy tragetet e linjës Bari-Durrës kanë mbërritur në port sot rreth orës 8.30.

Në Dispeçerinë e APD, mësohet se anijet “Moon” me 3.354 t çimento, “Pola Sofia” me 4710 t grurë dhe “Pola Sofia” me 5499 t grurë të tjerë janë ankoruar në kalatat 1, 2 dhe 5 dhe kanë nisur të shkarkohen 2 ditë më parë.

Anijet kanë mbyllur përkohësisht hambarët, në pritje të përmirsimit të kushteve të motit.

Ndërkaq në Terminalin Lindor po përpunohen pa probleme 2 anije të tjera me skrap.

Për çdo përditësim të situatës në orët në vijim, mund të informoheni në:

 

Author: admin