

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” basketbollistin dhe diplomatin e shquar Agim Fagu, me motivacionin: “Me mirënjohje dhe vlerësim të thellë për veprën dhe kontributin madhor që ka dhënë për ngritjen e sportit të basketbollit në nivelet më të larta ndërkombëtare, si personalitet i shquar në njohjen dhe lartësimin e vendit tonë në botë”.
Fagu falënderoi Presidentin Meta duke u shprehur se “për fjalët, të cilat ndoshta disa herë i kalonin kufijtë e së vërtetës, por le ta gjykojnë të tjerët dhe ju falënderoj dhe për atë që të gjithë këtë respekt dhe dashuri të shqiptarëve që ju i ligjëruat në një dekret duke më vlerësuar mua me dekoratën më të lartë të vendit.”
Propozimi është bërë nga një listë personalitetesh.