Lëkundje tërmeti regjistrohen në Korçë, me thellësi vetëm 1 km nga toka, qytetarët: Ishte i fortë

Një tërmet me magnitudë 3.6 është regjistruar pak minuta më parë në Korçë.

Sipas faqes europiane për tërmetet, EMSC, lëkundjet janë ndjerë në orën 08.32 të mëngjesit të sotëm, me një tellësi nga toka prej 1 kilometër. Ndërkohë, sipas të dhënave paraprake të IGJEUM lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.8, me epiqendër në Bilisht, në kufi me Greqinë. Banorë të qytetit juglindor kanë shkruar në faqen europiane të tërmeteve se i kanë ndjerë lëkundjte. Sipas tyre ato kanë qenë të forta por kanë zgjatur pak.

 

“I shkurtër por i fortë.”

 

“Na zgjoi.” “I shkurtër.”

 

“Shyqyr zotit nuk eshte ndjere ne tirane fare.”

 

“Nuk zgjati, por e ndieva..”

Author: admin