Lëvija Socialiste për Integrim, dega Durrës ka reaguar sot me anë të një statusi në faqen zyrtare në Facebook, në lidhje me ndërtimet në kodrat e gjelbërta zë zonën e Curilave. LSI, e ka konsideruar si skandal betonizimin e zonës dhe masakër atë që po ndodh.
Postimi i plotë:
SKANDAL/ Kodra e Currilave e mbuluar nga betoni.
Dikur e vetmja kurorë e gjelbërt e Durrësit, Kodra e Currilave është masakruar barbarisht.
Pemët po prihen çdo ditë dhe e gjithë zona e Currilave është shndërruar në kantier ndërtimi me godina shumë katëshe.
Betonieret zbrazen çdo ditë dhe nga e gjelbërt zona është shndërruar gri në ngjyrën e preferur të sektit të betonit dhe korrupsionit.
BETON – BETON – BETON
E masakruan Durrësin. Nuk pyesin as për tërmet e pandemi, as për familjet e pastreha. Vetëm betonizim për oligarkët dhe mafian e betonit.
Më prill ta shporrim këtë sekt që po ia merr edhe frymën e fundit Durrësit
Kontjana Kuçi
Kryetare e LSI Durrës