LSI: Mosfunksionimi i Hidrovorit të Porto Romanos, shkak i përmbytjeve në Durrës

Lëvizja Socialiste për Integrim është shprehur sot se mosfunksionimi i Hidrovorit të Porto Romanos është  një prej shkaqeve madhore për përmbytjen e Durrësit. Sipas saj, bordi i mirëmbajtjes dhe kullimit të kanaleve kulluese nuk është në gjëndje të mirmbajë kanalet pasi nuk i janë siguruar mjetet e nevojshme. LSI, nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare në FaceBook, është shprehur se përpos mosfunksioninit të kapilarëve kullues, problemi rmë i madh dhe urgjent mbetet hidrovori i qytetit.

Postimi i plotë:

Mosfunksionimi i Hidrovorit të Porto Romanos një prej shkaqeve madhore për përmbytjen e Durrësit.

Një prej shkaqeve të përmbytjeve në Durrës është mosfunksionimi i hidrovorit të këtij qyteti si dhe bllokimi i kanaleve kulluese.

Bordi i mirëmbajtjes dhe kullimit të kanaleve kulluese nuk është në gjëndje të mirmbajë kanalet pasi nuk i janë siguruar mjetet e nevojshme.

Projekte të shumta abuzive kanë bërë që një pjesë e mirë e kanaleve kulluese të mbyllen ose te tjetërsohet funksioni i tyre.

Përpos mosfunksioninit të kapilarëve kullues, problemi rmë i madh dhe urgjent mbetet hidrovori i qytetit.

Ndërtimi i Portit të Porto Romanis ka sjellë një rritje të nivelit të detit duke rrezikuar digën e Porto Romanos, por edhe duke nxjerrë jashtë funksioni hidrovorin egzistues.

Si pasojë e rritjes së nivelit të detit dhe bllokimit të grykderdhjes së hidrovorit janë shkaktuar përmbytje, pasi pompat nuk kanë forcë shtytëse, gjë që sjell dhe mosfunksionimin normal të hidrovorit.

Pasojat janë të dukshme, një qytet dhe fusha të përmbytura.

Masat duhen marrë menjëherë. Të lihet propaganda boshe e punëve imagjinare dhe të sigurohet që Durrësi të mos përmbytet.

Më prill të gjithë banorët e Durrësit do votojnë për një qeverisje të përgjegjshme për të mbrojtur qytetin dhe për të siguruar standarde të sigurta jetese për të gjithë banorët.

Bahri Shaqiri

LSI Durrës

 

Author: admin