Luani ngrihet ekonomikisht, Binjaket me karriere/ Astrologia Meri paralajmeron keto shenja per vitin 2022

LUANI

PARASHIKIMI PER VITIN 2022

Luanët kanë kaluar një vit të vështirë 2021 dhe kjo nuk do të thotë që të çlirohen kaq shpejt, por rëndësi ka që vështirësia kryesore ndaj tyre do të largohet, kështu që do të jenë sqaruar problemet në çift si dhe ato ligjore. Por çfarë i pret në vitin 2022 ? Bëhen llogaritë ekonomike, pra gjitha bilancet. Është një vit i madh ekonomik ku ato do të sqarojnë detyrimet ose pronësitë, ose buxhetet nëse kanë pasur një divorc. Kanë tendencën e shlyerjes së detyrimeve. Por në periudhën e verës, në Maj deri në Tetor këta futen në një pranverë shumë të bukur. Pastaj nga Tetori e tutje rikthehen sërish ato problemet ekonomike që do t’i zgjidhin deri në fund të vitit.

GAFORRJA

PARASHIKIMI PER VITIN 2022

Gaforrja është shenjë e ujit. Do të hapen rrugët e jashtme, do të rregullohen planet, projektet e tyre të të ardhmes, do të ndjehen më të qetë dhe të relaksuar. Do të bashkëpunojnë më shumë me jashtë. Lidhjet dhe kontaktet me jashtë do t’i kenë më të mira. Do të ecin, përparojnë. Është vit lindjesh fëmijësh, por kanë edhe këto një thembër Akili spese Jupiteri në shenjën e Dashit i vë në qendër në lidhje me karrierën dhe duke qenë se i vë në këtë lidhje, është e paqartë vazhdimësia e karrierës së tyre në ato poste që pretendojnë. Nga Maji në Tetor mund të ndodhë gjithçka. Këshilla ime do të ishte shumë kujdes dhe të ruajnë mirë aleancat, krahët, por mendoj se do të kenë mbrojtje, ose do të bëjnë gjëra që janë për emër.

BINJAKET

PARASHIKIMI PER VITIN 2022

Binjakët do të kenë përgjegjësi të madhe në lidhje me karrierën, me publicitetin, me emrin. Por a do të jenë në gjendje Binjakët të marrin më shumë përgjegjësi ose gjithë kjo famë që do të ju vijë, mos është më e e madhe se ato dhe këtë peshën e famës a do të munden që ta mbajnë?! Këtu është një dilemë e madhe. Këshillimi është që të masin mirë me peshën e tyre dhe sa forcë vullneti mund të kenë të përballen me këto përgjegjësi dhe sa mund t’i mbajnë. Disa mund të kenë fatin që nga hiçi do të promovohen dhe duhet të përgatiten psikologjikisht që ta mbajnë. Nga Maji deri në Tetor kanë një jetë sociale të mirë, do flirtojnë, do të dalin do të argëtohen, erotikë pa fund.

DEMI

PARASHIKIMI PER VITIN 2022

Ata që kanë probleme familjare t’i shikojnë me qetësi, por aleanca me Jupiterin iu jep mbrojtje të mirë. Do të kenë mbarësi në punë të rëndësishme që lidhen me detin, ekonominë, tregtinë, naftën, bujqësinë etj. Ajo çfarë duhet të kenë kujdes Demët është Maj-Tetor sepse kanë probleme me punën, vetëbesimin, rënien e forcës fizike, probleme në çift. Vera do t’i stresojë Demët. Në periudhën e verës nuk duhet të shpenzojnë më shumë se duhet, nuk duhet të bëjnë gabime, duhet të merren me shëndetin, meditimin, si dhe të mos futen në rrugë dhe besime të panjohura.

Author: sirod