Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka reaguar nga arratia për kandidaturën e Luljeta Bozos për deputete në radhët e PS-së në zgjedhjet e 25 Prillit. Përmes një postimi në rrjete sociale, reperi shkruan se kandidimi i saj tregon dhe njëherë se po rikthehet komunizmi, ndërsa shton se “këta njerëz duhet t’i zhdukim njëherë e mirë”.
“Ditët e komunizmit po kthehen back. Votojeni këtë zonjën sepse do të mendojë për popullin mbas 25 Prillit OMG. Sa njerëz vranë, pushkatuan, torturan, internuan njerëz, vranë lirinë e popullit në kohën e Enverit. Dhe këta na i kujtojnë më së miri??? Jo t’i votoni, por t’i zhdukim njëherë e mirë nga politika këta njerëz.”, ka shkruar Stresi.
Kujtojmë që Bozo pranoi ftesën e kryeministrit Rama për të kandiduar në radhët e PS-së, duke iu futur kështu politikës në moshën 79-vjeçare. Ajo u bë një figurë mjaft e dashur pas tërmetit të 26 Nëntorit me këshillat që jepte në daljet e saja publike. /abcnews.al