

Ministri socialist Pandeli Majko ka zgjedhur të shkojë në emisionin e gazetarit të njohur Adi Krasta, i cili gjatë viteve të fundit është kthyer në një nga zërat më të fortë kritikë ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
E gjatë intervistës nuk kanë munguar as batutat e shkëmbyera mes tyre.
Pjesë nga intervista në emisinin “A Show”:
Krasta: Le t’i shqetësojmë ata që do të thonë “po ç’deshe që fole, pse vajte atje”…
Majko: Fakti që kam ardhur te ty, mos u shqetëso do ma thonë
Krasta: Oh çfarë gëzimi i madh, është një fitore për gazetarinë
Majko: Edhe përgjigja ime do të jetë, Adin unë e njoh para kësaj qeverie
Krasta: Dhe sidomos pas saj…
Majko: Pas zgjedhjeve e sigurtë, po sikur ne të kemi një mandat të tretë?…
Krasta: Lutem që të ndodhë, Ferri do të jetë një stacion treni. Shpresoj shumë
Majko: Ti do jesh në rregull, emisionet tuaja do të bëhen më të shikueshme.
Krasta: Kjo është e vërtetë le ta themi