

“Nga sot në Bari Itali, hyjnë në fuqi rregullat e reja që lejonë të gjitha veprimtaritë tregtare të qëndrojnë të hapura deri në orën 21: 00 të mbrëmjes. Një zgjatje e orëve të aktiviteteve që lejon konsumatorët të bëjnë blerjet e tyre në orë më të gjata, duke shmangur grumbullimet. Ne mbështesim aktivitetet komerciale në Bari “. Apeli u bë dje nga Këshilltarja për Zhvillimin Ekonomik në Bashkinë e Barit, Carla Palone. “Pa e vendosur në rrezik rajonin tonë dhe në respektim të plotë të rregullave për të mbajtur larg pandeminë – thotë Palone, duke iu drejtuar banorëve të Barit -, ne shkojmë për të bërë pazar për Krishtlindjet në dyqanet tona të preferuara dhe kthehemi në shtëpi për të vendosur dhuratat poshtë pemës. Ne gjithashtu bëjmë pazarin për të marr gjërat e mira për ti vendosur në tryezë, ose për të drekuar në një nga restorantet e shumta në qytet për festat, por gjithmonë në rrespketim të rregullave, u shpreh Palone. //Telebari