TROPOJË– Të gjitha mbetjet e banorëve të qytetit të Bajram Currit digjen në periferi të Tropojës. Dosja.al ka siguruar foto dhe video nga momenti I djegies së mbeturinave në këtë zonë dhe duket hapur dëmi që lë pas tymi në natyrën e qytetit vierior të Shqipërisë.Qytetarët e këtij vendi po helmohen çdo ditë nga djegia e mbetjeve në periferi të Tropojës, të cilat duhet të depozitoheshin në një landfill, në një zonë krejt të pabanueshme. Gjithsesi, burime nga veriu i Shqipërisë bëjnë me dije për Dosja.al se ky fenomen po përsëritet prej javësh dhe se e gjitha bëhet për të kursyer karburantin dhe shpenzimet për mjetet, të cilat do të transportonin mbeturinat në vendin e duhur.
Shikoni vetë me pamje se si shkatërrohet natyra e egër e Tropojës, mes tymit dhe mbetjeve.
(f.m/dosja.al)