“Më ka hequr nga Instagrami”, moderatoret vënë me shpatulla pas murit Drini Zeqon, ai zbulon padashje ”shoqen” xheloze

Moderatorja Arjola Shehu, ka qenë në një intervistë pasditen e djeshme në radion “NRG”, ku ka folur rreth detajeve mjaft interesante për jetën e saj profesionale dhe personale.

 

Mirëpo, vëmendjen më të madhe e mori fakti se Drini Zeqo i kishte bërë “unfolloë” krejt papritur nga Instagrami. Kjo e shtyu të zonjën e programit Julka Gramo të merrte aty për aty në telefon Drinin, e ‘t’i kërkonte’ llogari se përse e ka bërë diçka të tillë.

 

E si u justifikua do thoni ju.

 

Drini tha se ajo që ndodh në Instagram merret shumë seriozisht dhe kjo nuk është normale, por shtoi se kishte qenë një shoqe e tij që kishte vendosur t’ia shkurtonte listën e atyre që ndiqte në Instagram, vendim që mesa duket ka prekur dhe Arjolën.

 

Tani lind pyetja se kush qenka kjo shoqe që i shkurtonka listën e shokëve Drinit në Instagram dhe pse koleget dhe mbi të gjitha pse një bukuroshe si Ariola?

 

Për të kamufluar situatën Drini i tha Arjolës: “Tani do të të ndjek përsëri”, por ajo ia ktheu  ”Mos e bëj se nuk ta kthej më”. Epo tani dinjiteti është dinjitet.

Author: admin