Unaza e Re e Tiranës është hapur ditën e sotme, sikurse ishte paralajmëruar edhe më herët nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Në një status në Facebook, Kryeministri Edi Rama thotë se unaza e re lidh më shpejt dy zona të mëdha të kryeqytetit, Njësinë 5 dhe Kombinatin.
“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të Unazës së Re të Tiranës që është hapur sot duke lidhur shumë më shpejt dy zona të mëdha të qytetit siç janë Njësia 5 e Kombinati, si edhe duke lehtësuar trafikun e automjeteve në aksin Durrës-Tiranë-Elbasan. Punimet e kryera me standardet më të mira europiane përfshijnë 3 kalime këmbësorësh nga zona e Kristalit në Selitë, ashensor për PAK në mbikalim, si dhe 12 hyrje-dalje”, shkruan Kryeministri Rama në Facebook.