

Moderatorja Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj po përjetojnë një histori të bukur dashurie krah njëri-tjetrit. Pavarësisht se herë pas here janë përfolur për ndarje, dyshja janë bashkë dhe shumë të lumtur. Këtë na e ka treguar edhe mbrëmë moderatorja, e cila ka postuar disa imazhe sa të ëmbla, aq edhe gazmore me aktorin e humorit.
Në imazhin e parë bardh e zi të publikuar në Instastory nga Bora, shihet që ajo i ka “shtrënguar” buzët moderatorit dhe krahas postimit ka etiketuar Donaldin dhe e ka pyetur: “Kështu?”.
Ndërsa në imazhin e dytë është Donaldi ai që ka “shtrënguar” Borën nga buzët, teksa kjo e fundit shkroi: “Apo kështu?”./korrieri.al