Më thuaj ashendentin tend, të të them se si njerëzit të përshkruajnë

Disa nga astrologët më të mëdhenj mbështesin pretendimet e njerëzve se ata ndonjëherë nuk identifikohen me karakteristikat e shenjës së tyre dhe kjo është e vërtetë. Me rritjen në moshë, disa njerëz mund të identifikohen më shumë me një shenjë tjetër dhe kjo sepse ndikon ashendenti. Ashendenti përcakton mënyrën se si ju shohin të tjerët dhe çfarë prisni ju nga bota përreth.

Dashi

Nëse ashendenti juaj është Dashi, mundësitë janë që njerëzit të mendojnë se jeni të guximshëm, që preferoni të ndani mendimet dhe të pavarur. Keni një qasje komanduese, madje mund të shihet edhe si frikësuese. Jeni luftëtarët e ashpër të zodiakut. Jeni konkurrues dhe e shihni botën si seri konkursesh. Dashi kërkon falje, jo leje. Veproni sipas instikteve.

Demi

Nëse ashendenti juaj është Demi, ka të ngjarë të jeni njerëz pak të ashpër, të besueshëm dhe me vullnet të fortë. Por keni edhe një anë të butë. Kënaqeni me gjërat e mira në jetë, duke përfshirë rrobat, ushqimin dhe masazhet. Pëlqeni të jeni aktiv dhe kreativ.

Binjakët

Nëse ashendenti juaj është Binjakët, njerëzit ju perceptojnë si persona që flisni shumë, jeni lozonjarë dhe kuriozë. Ndoshta jeni eksperti i rrjeteve sociale. Jeni duke bërë 18 gjëra në të njëjtën kohë dhe duke punuar me projekte të ndryshme. Shquheni për energjinë e pakufishme. Mendja juaj krijuese është fantastike, por ndonjëherë mbingarkohet nga dëshira për të bërë gjithçka.

Gaforrja

Nëse ashendenti juaj është Gaforrja, atëherë jeni të ngrohtë dhe të ndjeshëm. Mund të ndodhë që të shiheni si “mami” ose “babi” në rrethin e miqve të ngushtë. Vlerësoni shumë lidhjet familjare. Ju pëlqen rutina juaj dhe keni kujdes për t’i bërë gjërat me saktësinë që doni. Ju mund të jeni personi ku të gjithë drejtohen kur kanë probleme.

Luani

Nëse ashendenti juaj është Luani, ndoshta jeni të sigurt, të shkathët dhe argëtues. Keni një dhunti për dramat dhe njerëzit e vënë re këtë. Jeni jashtëzakonisht kreativ. Jetoni jetën tuaj dhe i frymëzoni edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Ndodh të jeni edhe pak kërkues.

Virgjëresha

Nëse ashendenti juaj është Virgjëresha, njerëzit që ju takojnë mund t’ju përshkruajnë si të organizuar dhe të besueshëm. Miqtë shpesh drejtohen te ju kur kanë probleme. Dini si t’u jepni gjërave rëndësinë që meritojnë dhe tregoni kujdes për të tjerët. Duke qenë shenjë toke, jeni të lidhur me natyrën dhe kafshën. Ju e dini se ky planet është i çmuar.

Peshorja

Nëse ashendenti juaj është Peshorja, ata që ju takojnë kanë të ngjarë t’ju përshkruajnë si të këndshëm, të ëmbël dhe simpatik. Jeni të shoqërueshëm dhe bashkëpunoni mirë me të tjerët. Ndodh të jeni pak të pavendosur, por kjo është gjë e mirë sepse dëshironi më të mirën për veten, por pranoni se jo gjithmonë ndodh kështu. Peshorja është diplomatja e zodiakut.

Akrepi

Nëse ashendenti juaj është Akrepi, njerëzit mund t’ju shohin si misteriozë, të qetë dhe tërheqës. Shumicën e kohës, ka kaq shumë gjëra që mund të ndodhin përtej fytyrës suaj për të cilën njerëzit dinë shumë pak. Mund të duhet kohë që ata t’ju njohin.

Shigjetari

Nëse ashendenti juaj është Shigjetari, njerëzit mund t’ju përshkruajnë si argëtues, të shkathët dhe të këndshëm. Njiheni si optimistët e zodiakut. Gota është gjithnjë gjysmë plot për ju. Njiheni si njerëz të zgjuar në kërkim të së vërtetës. Jeni të sinqertë, mendoni dhe thoni atë që të tjerët nuk e shprehin. Ndonjëherë jeni shumë i prerë.

Bricjapi

Nëse ashendenti juaj është Bricjapi, njerëzit ju shohin si të pjekur dhe të organizuar. Jeni gjithmonë të përgatitur. Përpiqeni dhe prisni shumë nga vetja. Ju punoni brenda sistemit dhe pastaj sfidoni pritshmëritë.

Ujori

Nëse ashendenti juaj është Ujori, njerëzit ju perceptojnë si intelektual, inovativ dhe shumë humanitar. Kjo shenjë lidhet shumë me komunitetin, ndonëse ka një ritëm të vetin, të dallueshëm nga të tjerët.

Peshqit

Nëse ashendenti juaj është Peshqit, njerëzit ju përshkruajnë si ëndërrimtar, të dhembshur dhe me kokën “mbi re”. Jeni të lidhur me të gjithë njerëzimin. Kur dikush ju takon për herë të parë, ju dukeni sikur e keni mendjen, por në fakt kushedi se për çfarë mendoni.

Për më shumë informacion se si të llogarisni ashendentin tuaj, klikoni këtu.

Burimet: MindBody, Allure

Author: admin