Dashi-Gjithmonë keni pasur respekt të madh për nënën tuaj dhe gjithmonë i keni shprehur mirënjohje për çdo gjë që ka bërë dhe bën për ju. Teksa rriteni ju e kuptoni se, edhe nëse është nëna juaj, ajo gjithashtu ka dobësi si çdo qenie njerëzore dhe ka nevojë për mbrojtjen tuaj. Të pëlqen fakti që ajo është krenare për ty.
Demi-Kurrë nuk keni qenë vajzë problematike dhe gjithmonë keni menduar se duhet të merrni përsipër përgjegjësi pa i shqetësuar prindërit. Jeni në “garë” me nënën tuaj, sepse dëshironi ta keni ju rolin e mbretëreshës në shtëpi.
Binjakët-Që në moshë të vogël, mund të keni menduar se është avantazh i madh, të keni një nënë që merr përsipër detyra dhe përgjegjësi nga të cilat ju jeni të çliruar. Ju pëlqen të bisedoni dhe të bëni shaka me mamanë tuaj.
Gaforrja-Për ju, familja është e paprekshme dhe gjithmonë keni pasur një marrëdhënie të veçantë me nënën. Ju jeni mësuar të ndani gjithçka me të, madje edhe historitë e dashurisë dhe jetës tuaj intime.
Luani-Marrëdhënia me nënën tuaj nuk është gjithmonë e lehtë, veçanërisht nëse egoja juaj cënohet. Nuk e keni zakon të thoni gënjeshtra për ta lumturuar, por preferoni ta bindni atë, se pse ju keni të drejtë dhe ajo jo. Problemi është se mënyra juaj e komunikimit nuk është gjithmonë e duhura.
Virgjëresha -Ju keni qenë gjithmonë një vajzë e bindur dhe e sjellshme dhe si e rritur, përpiqeni të jeni në dispozicion të nënës suaj sa herë që krijohet mundësia. Ju nuk mund t’u përmbaheni kërkesave të saj. Ju shqetësoheni për shëndetin e nënës dhe shpesh rezervoni vizita te mjeku i saj.
Peshorja-Ju shpesh i tregoni nënës për jetën tuaj, por vështirë se hyni në detaje dhe prandaj e përfshini atë deri në një pikë të caktuar.
Akrepi-Nëna është gjithmonë nënë edhe nëse shpesh debatoni ashpër , ju e mbroni atë nga kushdo tjetër që guxon ta kritikojë ose të dyshojë atë që ajo thotë.
Shigjetari-Keni marrëdhënie të ekuilibruar me nënën tuaj. Ju i tregoni asaj momentet më të rëndësishme të ditës, por nuk hyni në detaje intime, që zakonisht ua besoni miqve tuaj. Ju keni shumë respekt për të dhe jeni mirënjohës ndaj saj, që ju dha lirinë për të udhëtuar, studiuar dhe përkushtuar vetes për gjërat që doni.
Bricjapi-Edhe pse gjithmonë keni pasur pikë të dobët babanë tuaj, figura e nënës ka qenë dhe është gjithmonë e rëndësishme për ju. Nga natyra, ju jeni pak të ftohtë dhe vetëm një nënë e dashur dhe e ëmbël mund t’ju mësojë të bëheni bujare në shprehjen e ndjenjave. Ju gjithmonë i keni respektuar rregullat dhe vendimet e saj.
Ujori-Jeni shpirt i lirë. Nëna juaj me siguri ka një rol të veçantë në jetën tuaj dhe ju pëlqen ta konsideroni atë të barabartë, si një shoqe. Shpesh ia bëni të ditur se nuk jeni të gatshëm t’i përmbaheni rregullave të saj.
Peshqit-Ju gjithmonë keni kërkuar shumë ëmbëlsi dhe butësi në figurën e nënës. Ju e telefononi shpesh dhe përpiqeni të jeni gjithmonë pranë saj. Kur të keni mundësi, mos harroni t’i bëni dhurata të vogla në shenjë mirënjohjeje..