Marrëdhëniet tona me të tjerët ndikohen mjaft nga tiparet e personalitetit dhe mënyra sesi reagojnë të tjerët me to. Në fakt ka edhe disa tipare që janë negative dhe mund të sjellin probleme. Çdo gjë varet nga shenja e horoskopit.
Dashi. Personat e kësaj shenje kanë një temperament goxha të vështirë dhe janë gjithë kohës nervozë. Një shkëndijë e vogël mund t’i bëjë ata të shpërthejnë. Nga ana tjetër ata janë edhe të paduruar dhe tejet xhelozë.
Demi. Personat e kësaj shenje janë të arsyeshëm dhe realistë, ama kanë tendencë të kërkojnë shumë nga ai që kanë në krah dhe preferojnë t’i marrin vetë vendimet për gjithçka. Një tjetër tipar negativ është se nuk e pranojnë asnjëherë se e kanë gabim.
Binjakët. Ata njihen për dyanshmërinë e tyre dhe humorin e paqëndrueshëm. Këta persona nuk mund të marrin dot vendime pa i këshilluar të tjerët dhe nuk i ruajnë dot sekretet.
Gaforrja. Personat e kësaj shenje janë të përgjegjshëm e të devotshëm, por kjo gjë i bën të lihen pas dore nga të tjerët. Ata trishtohen shpejt dhe humbasin besimin.
Luani. Personat e kësaj shenje janë shumë kokëfortë. Kur marrin një vendim apo bëjnë një zgjedhje, askush nuk mund t’i bëjë të ndryshojnë diçka.
Virgjëresha. Mjafton vetëm një gjë e vogël që personat e kësaj shenje të bëjnë analiza të gabuara për diçka. Ata i zmadhojnë edhe gjërat më të vogla dhe kritikojnë gjithë kohës.
Peshorja. Personat e kësaj shenje e kane të vështirë të marrin vendime pa u varur nga mendimet e të tjerëve. Nga ana tjetër e kanë edhe të vështirë të afrojnë pas vetes perona të rinj.
Akrepi. Personat e kësaj shenje duan të kenë në kontroll gjithçka, madje edhe jetën e të tjerëve. Nga ana tjetër ata janë posesivë, xhelozë dhe egoistë.
Shigjetari. Personat e kësaj shenje mendojnë vetëm për veten dhe as që duan t’ia dinë se çfarë mund të përjetojnë ata që i rrethojnë.
Bricjapi. Personat e kësaj shenje janë mjaft rebelë. Krenaria i pengon të dëgjojnë opinionet e ndryshme.
Ujori. Thembra e Akilit të personave të kësaj shenje është mungesa e durimit. Nga ana tjetër ata kanë shumë pak vullnet dhe pak ambicie. Për më tepër ujorët kanë tendencë të izolohen herë pas here.
Peshqit. Sjellja e personave të kësaj shenje mund të jetë irrituese duke qenë se ata janë edhe mjaft naivë. Ata nuk e kanë aftësinë e të analizuarit të gjerave dhe marrjes së përgjegjësive. Vendimet i marrin kuturi dhe kjo shpesh i çdo drejt gabimeve. /A.S-Dritare.net