Përsa i përket pandemisë së koronavirusit, Meri Shehu në emisionin Rudina në Tv Klan është shprehur se nëse situata nuk rëndohet deri në 1 Nëntor, gjërat do ndryshojnë dhe do përmirësohen.
Ajo ka theksuar se pas datës 15 Dhjetor do ketë lajme të mira.
“Deri në datën 1 Nëntor mund të ndodhin edhe pengesa të tjera se është Mërkuri i kundërt, kështu që unë shpresoj që më pas të mos ndodhin gjëra më mbyllse.
Po e kapërcyem 10 ditëshin e fundit të Nëntorit pa ndonjë mbyllje tjetër dhe po nuk u mor asnjë vendim i keq, atëherë unë mendoj që do shmangen gjërat e këqija.
Do lehtësohet, do bëhet një rrugë zgjidhje. Pas 15 Dhjetorit do kemi lajme të mira. Vala e të infektuarëve deri në fillim të Nëntorit nuk do bjerë dhe nuk ka shanse që të ketë qartësi këtu. Nëse deri në 1 Nëntor nuk do merren masa mbyllëse, unë mendoj që do e kemi më të lehtë. Nga 15 Dhjetori do jemi komplet shumë ndryshe dhe pas Janarit do kemi një gjetje shumë të rëndësishme. Jupiteri në Ujor do bëjë atë që shkenca të mbivendoset mbi politikën”, është shprehur astrologia Meri.