Ka disa kalime dhe tranzite që nuk kalojnë pa u vënë re. Dhe ai që Mërkuri nisi më 4 maj do të jetë një prej tyre. Po, sepse planeti i ideve dhe fjalëve jo vetëm që do të kalojë tek Binjakët, një shenjë që udhëheq dhe ku ndihet veçanërisht mirë, por gjithashtu edhe sepse qëndrimi i tij do të jetë shumë i gjatë, deri më 11 korrik. Me pak fjalë, do të fillojë një periudhë mendimesh dhe mesazhesh vërtet të shpejta dhe të rëndësishme, një kohë në të cilën fjalët do të thellohen, të gjitha të mbështetura edhe nga një Venus, i cili, brenda pak ditësh, gjithashtu do të kthehet në lehtësi për Binjakët. Kështu që gjithçka mund të përkthehet në diçka jo vetëm të bukur, por edhe që funksionon.
Një lajm i shkëlqyer për Binjakët, Peshoren dhe Ujorin, shenja që shtojnë forcë të mëtjeshme për ata që tashmë janë miq të Jupiterit dhe Saturnit, aq sa të përmirësojnë të gjitha format e diskutimit, shoqërisë dhe ndëveprimit. Një sfidë e re fillon pra, për Virgjëreshën, Shigjetarin dhe Peshqit, shenja që do të duhet të pranojnë forma të reja të dialogut ose duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje diçkaje a dikujt që nuk është i kënaqur. Do të rregullojnë komunikimet dhe shkëmbimet Dashi dhe Akrepi, pasi mund të kenë mundësi të reja për takime dhe mirëkuptim reciprok. Përkundrazi, për Demin, Gaforren dhe Bricjapin, energjitë e mendimit marrin një pauzë të gjatë duke u dhënë një mundësi të çmuar për të rregulluar idetë (bëjeni, do t’ju duhet). Së fundi, nëse i përkisni Luanit, do të keni mundësi të reja dhe të rëndësishme për të menaxhuar më mirë shpenzimet dhe fitimet, por edhe për të shijuar shoqërinë e miqve, të njerëzve që doni.