Mes dates 8 dhe 14 Qershor do ju hapen portat e fatit te mire/ Keto jane 2 shenjat e horoskopit qe i prin e mbara

Dashi

Horoskopi i muajit qershor 2022 nga Christine Haas

Këtë muaj duhet të dëgjoni edhe zemrën edhe arsyen sepse vetëm ashtu do gjeni ekuilibrin dhe gjërat do ju ecin mirë. Nëse nxitoheni, nëse tregoheni impulsivë dhe të palogjikshëm mund të keni tronditje. Ju të dashuruarit do përballeni shpesh me goxha probleme. Mire është që të ruani sa të mundni qetësinë, pasi nëse alarmoheni dhe e ngrini zërin vetëm sa do e përkeqësoni situatën. Nëse jeni beqarë do ndihen gati ta ndryshojnë statusin tuaj dhe do përfitoni nga propozimet që do merrni. Shëndeti herë pas here do ketë shqetësime. Nuk do keni mbrojtje të mirë imunitare dhe mund të prekeni nga virozat. Financat do jenë të qëndrueshme, por mos prisni përmirësime. Në punë vërtet do përballeni me vështirësi e sfida të mëdha, por ato do ju bëjnë më të fortë dhe do arrini majat.

Demi

Horoskopi i muajit qershor 2022 nga Christine Haas

Plutoni dhe Marsi do e bëjnë shpesh të zymtë këtë muaj. Rreth datës 10 deri ne 14 do reflektoni pak, por sërish do futeni në probleme. Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë goxha konfliktuale. Do ndiheni herë pas here keq, por nuk do e frenoni veten e nuk do hapni rrugë. Ju beqarët do jeni luftarakë dhe do arrini ta bëni për vete personin që aq shumë e keni pëlqyer. Gjendja shëndetësore do jetë delikate sidomos dy javët e para. Do keni shqetësime nga shumë pjesë të trupit. Në planin financiar duhet të tentoni ta stabilizoni situatën edhe sikur të mos arrini rezultatet e pritura. Në pune nuk do i rezistoni dot tundimit dhe do bëni të pamundurën për ta fituar një pozicion. Deri në datën 15 do lodheni jashtë mase.

Binjakët

Horoskopi i muajit qershor 2022 nga Christine Haas

Mundohuni t’iu qëndroni larg gënjeshtrave gjatë këtij muaji sepse ato gjithmonë e bëjnë jetën më të ndërlikuar. Nëse keni një lidhje, mos e vini atë asnjë moment në rrezik dhe kaloni më tepër kohë me partnerin. Kjo është e vetmja mënyrë që gjithçka të ecë si duhet. Ju beqarët do keni disa takime, por njëri do jetë më i veçantë dhe do iu bëjë të përjetoni emocione të shumta. Gjendja shëndetësore do varet mjaft nga gjendja psikologjike. Nëse ajo do jetë e renduar, mund të keni edhe probleme të tjera. Yoga mund t’iu ndihmojë të jeni më të qetë. Gjendja e financave do jetë e trazuar sidomos dy javët e para, më pas do i kuptoni gabimet dhe do merrni masa për t’i ndrequr sa më pare. Në punë bëni aq sa mundeni dhe mos gënjeni për asnjë çast. As vetë nuk do ndiheni mirë dhe as shefat nuk do ju vlerësojnë.

Gaforrja

Horoskopi i muajit qershor 2022 nga Christine Haas

Do keni një jetë mjaft emocionuese këtë muaj dhe shpesh do ju duket vërtet sikur jeni në ëndërr. Shfrytëzojeni çdo sekonde sikur të jetë e fundit. Ju që jeni në një lidhje duhet të mendoni të bëni gjëra të reja e pse jo ndonjë çmenduri të vogël. Rutina është ajo që e shkatërron më shumë se çdo gjë tjetër një lidhje. Ju beqarët duhet ta shfrytëzoni çdo ftesë që do ju bëhet për të pasur njohje të reja. Edhe sikur gjërat të mos shkojnë ashtu siç mund të keni dashur, rëndësi ka të mos qëndroni vetëm. Shëndeti mund të ketë disa shqetësime vetëm ditët e para sepse më pas gjendja do fillojë të normalizohet. Financat mund të kenë tronditje të vogla për shkak të ndonjë shpenzimi të pamenduar. Gjithsesi nuk do e teproni. Në punë do ju lindin ide nga më të ndryshmet sesi të arrini atje ku keni dashur gjithmonë. Do ja arrini qëllimit.

Luani

Horoskopi i muajit qershor 2022 nga Christine Haas

Nëse e bëni çdo gjë me dëshirën e mirë këtë muaj, gjithçka do ju ecë si doni. Mos u nxitoni për asgjë sepse mund të pengoheni dhe të dëmtoni veten. Ju të dashuruarit do ja kaloni mirë pranë personave të zemrës dhe do filloni të programoni ndonjë aventurë. Java më e veçantë do jetë e treta. Ju beqarët do jeni të kënaqur nga jeta që bëni dhe nuk do e kërkoni me ngulm një lidhje. Në fakt do merrni propozime të shumta, të cilat do jenë në dorën e tyre nëse do i pranojnë apo jo. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Do keni një energji të madhe që as vete nuk e dini nga ju buron. Financat herë pas here do kenë disa tronditje dhe nuk do dini çfarë të bëni. Specialistet mund t’iu japin këshillat më të mira. Në punë harrojeni të shkuarën dhe mendoni vetëm për të ardhmen. Provoni edhe sfida të reja sepse mund t’ia dilni.

Virgjëresha

Horoskopi i muajit qershor 2022 nga Christine Haas

Këtë muaj do përqendroheni më tepër tek ato gjëra që i keni më përzemër dhe do i kaloni të tjerat në plan të dytë. Nëse jeni në një lidhje do e forconi bashkëpunimin dhe do filloni projekte të përbashkëta. Pranë partnerit do ndiheni gjithmonë të plotësuar. Ju beqarët do kënaqeni me çdo takim që do realizoni dhe ka gjasë që me një person të mendoni për një lidhje. Shëndeti do jetë i kënaqshme në pjesën më të madhe të kohës, por nuk do mungojnë as ditët me shqetësime të vogla si dhimbje muskujsh, dhimbje koke apo barku. Financat do jenë delikate gjatë javës së dyte dhe kjo për shkak të shpenzimeve të pamenduara që do kryeni. Komunikimi dhe bashkëpunimi me koleget do bëjnë që të keni më tepër arritje në jetën profesionale. Mund te merrni edhe propozime impresionuese.

Peshorja

Horoskopi i muajit qershor 2022 nga Christine Haas

Pas një periudhe disi të vështirë që keni kaluar, këtë muaj do rilindë dielli dhe do jeni goxha më të qetë. Ju të dashuruarit do i jepni më tepër prioritet jetës tuaj sentimetale dhe do e mbani në pëllëmbë të dorës partnerin. Do dini si ta doni atë me fjalë dhe me gjeste. Ju beqarët do bëni të pamundurën që të krijoni sa më parë një familje. Java e dyte do jetë më e favorshmja nga ta gjitha dhe mundësitë do jenë të shkëlqyera. Gjendja shëndetësore do jetë disi problematike. Mund të keni dhimbje fyti dhe do ndiheni pa fuqi. Sektori financiar do vazhdojë të mbetet delikat. Vetëm me ndihmën e specialisteve mund të arrini atje ku keni dëshiruar. Në planin profesional do ju bëhen goxha propozime kështu që shfrytëzojini sa më shumë që të mundeni.

Akrepi

Horoskopi i muajit qershor 2022 nga Christine Haas

Këtë muaj do keni ide të mira dhe do përjetoni emocione pa fund. Do i konceptoni ndryshe gjërat dhe do tregoheni më të matur. Ju që jeni në një lidhje, javën e pare do keni probleme të mëdha dhe mund të ndihen keq. Jepini fund autoritetit të tepruar nëse doni që t’iu rikthehet qetësia sa më parë. Ju beqarët duhet të dilni e të argëtoheni sa më shumë që të mundeni. Nëse do keni mundësi mund të përfitoni edhe nga ftesat që do ju bëhen. Shëndeti mund të ketë vetëm disa shqetësime të vogla për shkak të lodhjes në pune, megjithatë asgjë për t’u alarmuar. Në planin financiar do bëni mirë të mos nxitoheni për të kryer investime. Në punë mos ju besoni të gjitha atyre që do ju thonë disa kolegë sepse do e bëjnë çdo gjë që t’iu prishin planet. Dëgjoni vetëm mendjen tuaj dhe keni për të arritur gjithnjë e më lart.

Shigjetari

Horoskopi i muajit qershor 2022 nga Christine Haas

Ka shume mundësi që asgjë të mos ju shkoje si e dëshironi këtë muaj. Planetët do i keni kundër dhe problemet mund të zmadhohen me kalimin e ditëve. Ju që keni një lidhje do jeni kokëfortë dhe nuk do toleroni në asnjë moment. Kjo mund ta acaroje partnerin, i cili gjithashtu nuk do hapë rrugë. Ju beqarët duhet të ruani sa më shumë qetësinë sepse po u nxituat do e lëndoni veten. Shëndeti do ketë probleme serioze. Do jeni nervozë gjithë kohës, mund të prekeni nga ndonjë virozë, por mund të keni edhe probleme me stomakun. Financat nuk do jenë shumë të trazuara, por çdo gjë mund të ndodhe nëse kryeni investime të pamenduara mirë. Në punë do ju mungojë serioziteti dhe mund t’i zhgënjeni tej mase shefat tuaj. Do ju jepni mundësinë kolegeve të tallen mjaft me ju.

Bricjapi

Horoskopi i muajit qershor 2022 nga Christine Haas

Do kaloni edhe ditë të vështira gjatë këtij muaj, por nuk duhet ta lëshoni veten për asnjë moment. Ju të dashuruarit duhet të jeni të matur dhe do i zgjidhin me qetësi të gjitha problemet që ju kishin dalë më herët. Për ju, me e rëndësishmja nga të gjitha është lumturia. Beqarët më mirë të mos nxitohen që të mos gabojnë. Shëndeti do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme. Nuk do keni shqetësime aspak dhe madje mund të jeni edhe më energjikë se më parë. Në planin financiar do gjendeni përballë problemeve goxha të mëdha dhe vetëm familjarët do mund t’iu japin një zgjidhje. Në punë do jeni gati të bëni çdo lloj çmendurie vetëm për të arritur atje ku keni dëshiruar. Rruga do jetë disi e vështirë, por në fund keni për t’ia dalë mbanë. Do ndiheni krenarë dhe do keni më shumë besim se kurrë tek vetja.

Ujori

Horoskopi i muajit qershor 2022 nga Christine Haas

Këtë muaj nuk do pendoheni për asgjë që do bëni në çdo fushë. Do jeni më të organizuar dhe do i mendoni mirë gjërat para se të hidhni hapa. Nëse jeni në një lidhje duhet t’i përkushtoheni më tepër atij që keni në krah sepse në të kundërt gjërat mund të ftohen. Ju beqarët nuk do keni një periudhë të favorshme dhe nuk do përfitoni nga mundësitë që do iu jepen. Shëndeti do jetë goxha më i mirë. Nuk do keni më as shqetësimet e dikurshme. Alergjitë do vijnë duke u stabilizuar. Gjendja e financave do jetë shumë herë më e mirë se më parë. Do kryeni të gjitha investimet e pretenduara. Në punë duhet të kërkoni gjithmonë e më shumë nga vetja nëse doni të arrini lart e më lart. Në fakt i keni të gjitha mundësitë. Ndonjë ditë mund t’iu bëhen edhe propozime interesante.

Peshqit

Horoskopi i muajit qershor 2022 nga Christine Haas

Ky nuk do jetë as muaj shumë pozitiv dhe as shumë negativ. Për shumë gjëra do bini në kompromis me ata që ju rrethojnë dhe nuk do keni mosmarrëveshje. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë disi e ndërlikuar gjate javës së parë dhe në disa momente mund të ndiheni edhe keq. Mundohuni sa më shumë të kaloni kohë me atë që keni në krah dhe të mos e lini asnjë moment pas dore. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni sepse mund të hidhni hapa të gabuara të cilat do ju dëmtojnë të ardhmen. Për shëndet më të mirë duhet ta dëgjoni pak më tepër trupin tuaj dhe nuk duhet ta teproni kurrsesi me lodhjen. Financat do jenë më interesante javët e para, ndërkohë që pas datës 19 gjendja do vijë duke u përkeqësuar. Merrni masa sa më parë. Në punë do iu jepen mundësi të shkëlqyera për të arritur majat në gjithçka. Priten vetëm gjëra pozitive. /dritare.net

Author: sirod