Mes këtyre shenjave zodiakale ekziston një tërheqje speciale. Çdo çift mund të ndërtojë një marrëdhënie të bukur kur ka shumë tërheqje dhe dëshirë. Ka shumë tipologji tërheqjesh: mendore, fizike dhe shpirtërore. Në bazë të shenjës mund të zbulojmë me cilën është më e thjeshtë të lindë një marrëdhënie speciale.
Dashi
Marrëdhëniet më të mira për Dashin janë Luani dhe Shigjetari. Janë shumë të ngjashëm dhe karakteri i fortë i këtyre shenjave është një stimul për të jetuar së bashku çdo lloj eksperience.
Demi
Çifti më i mirë për Demin mund të jetë me një Ujor sepse secili ka në mënyrë të ndarë diçka që tjetrit i mungon. Është një bashkim perfekt.
Binjakët
Bashkëjetesa me planetin Mërkur bën që Binjakët dhe Virgjëresha të kenë një të ardhme së bashku si çift. Të dy kanë një mendje të organizuar, komunikojnë në mënyrë perfekte dhe përshtatshmëria mes tyre është e shkëlqyer.
Gaforrja
Gaforrja dhe Peshqit mund të jenë çifti më i bashkuar sepse funksionojnë mirë së bashku, në çdo mënyrë. Sa protektiv është Gaforrja, aq të dashur janë Peshqit, prandaj është e sigurt që ky do të ishte një nga çiftet më romantike të zodiakut.
Luani
Partneri më i mirë për Luanin është një Dash, për gjithçka që i bashkon dhe i dallo, është një stimul për të bërë gjithçka së bashku.
Virgjëresha
Binjakët arrijnë të thyejnë gjithmonë skemat e një Virgjëreshe, këto dy shenja arrinjë të ndërtojnë një lidhje afatgjatë. Kompletohen shumë mirë dhe finalizojnë një fitore së bashku.
Peshorja
Partneri më i mirë i Peshores është Akrepi. Bukuria e njërit dhe sensualiteti i tjetrit bashkohen për t’i dhënë jetë një çifti me shumë mundësi për të ardhmen.
Akrepi
Akrepi me Peshoren krijojnë një magnetizëm intensiv dhe joshës, janë një nga çiftet më të mira të zodiakut.
Shigjetari
Pqër Shigjetarin, Luani është perfekt si partner, si mik dhe si gjithçka. Është i magjepsur nga Luani, ndihet i rilindur. Së bashku krijojnë një lidhje zbavitëse dhe afatgjatë.
Bricjapi
Bricjapi formon çift të qëndrueshëm me persona të së njëjtës shenjë. Këta persona kanë objektiva të qartë dhe përpiqen të gjejnë dikë që impenjohet si ata.
Ujori
Ujori është shumë i tërhequr nga Demi për të krijuar një lidhje afatgjatë. E di që ka gjetur njeriun e duhur. Të dy janë shumë të qëndrueshëm dhe i kanë idetë e qartë për çka duan në jetë.
Peshqit
Çiftet Peshq-Gaforre janë si ato që shihni në filma. Romanticizëm, pasion, dashuri, miqësi dhe çdo gjë tjetër. Gjithçka do të funksionojë për këto dy shenja.