Giovanna është një vajzë 17 vjeçare, nga Bari në Itali. Javët e fundit ka rezultuar pozitive me Covid-19. Ashtu si babai i saj gjithashtu. Pasi ka parë që Telebari po i kushton vëmendje mjaft të si mjaft pasqyrimit të situatave që lidhen me pandeminë, ajo vendosi të tregonte historinë e saj me anë të një video, dërguar në studiot e këtij televizioni.
Ndërsa u rikuperua nga covidi dhe kaloi kohën në shtëpi midis një seriali në televizior dhe një tjetri, gjendja e babait të saj, nga ana tjetër në spital u përkeqësua. Ai kaloi një situatë aq të komplikuar saqë në një moment ajo mendoi më të keqen.
Pas shumë ditësh përballje më virusin, falë kujdesit shëndetësor të gjithë personelit të Reanimacionit të Poliklinikës së barit, gjendja shëndetsore e babit të saj u përmisua. Në orët e gjata të pritjes për një lajm të mirë, 17 vjeçarja apeloi me anë të një mesazhi për të gjithë moshatarët e saj, duke kërkuar që të tregohen të kujdesshëm sot pasi nesër mund të jetë vonë.
“Çdo gjë tjetër mund ta bëjmë nesër, por sot duhet kujdes, sepse duke u kujdesur për veten do të kujdesemi për prindërit tanë”, thotë ajo.
Giovanna ka vetëm një ëndërr që së shpejti të jetë në gjendje të përqafojë përsëri babanë e saj dhe lutet për kujdesje që askush mos të ndodhet në situatën e saj. //Telebari