Mësimi online, mësuesit në Bari kundër, protestojnë në mënyrë simbolike

Rreth njëqind mësues nga Bari protestuan para selisë së Rajonit të Pulias, duke vendosur libra në hyrjen  e ndërtesës institucionale për të shprehur “zhgënjimin e tyre në këtë mënyrë të mësimdhënies”. Protesta simbolike i referohet urdhëresës së fundit të nënshkruar nga guvernatori Michele Emiliano i cili urdhëroi Edukimin Dixhital të Integruar (DID) për të gjitha shkollat ​​deri më 15 janar, me mundësinë që për ciklin e parë të zgjedhin frekuentimin  e shkollës vetë prindërit e fëmijëve.  Protesta  me propozimin e një grupi mësuesish, ka gjetur përkrahjen e të gjithë zonës, por për shkak të kufizimeve  të vendosura nga rregulloret anti Covid të zonës portokalli, vetëm mësuesit e Barit nga shkollat ​​parashkollore, fillore dhe të mesme ishin pjesë.  Duke e quajtur protestën “Le të vëmë armët”, që do të thotë librat si armët e tyre, mësuesit që demonstruan “janë kundër urdhëresës, e cila, edhe një herë, vendos vendimet institucionale në duart e familjeve. Bota e shkollës – shtojnë ata – thotë ‘jo’ për këtë mënyrë ‘a la carte’ të mësimdhënies së shkollës.

Politika ka detyrimin të bëjë zgjedhje në mbrojtje të shëndetit publik të të gjithë: mësuesve, nxënësve dhe punonjësve  të shkollës. Nëse shkollat ​​konsiderohen si vend i sigurt, le të jenë gjithnjë kështu dhe për të gjithë ”. “Nëse të dhënat e infeksioneve dhe rreziku shëndetësor konsiderohen shqetësuese përfundojnë ata -, mësimi online të miratohet për të gjithë.

Mësimi online  rezulton të jetë një metodë mësimore joefektive, një masë e marrë nga jo-ekspertë, sipas mësuesve në Bari.//Telebari

 

Author: admin