Nëntori dhe dhjetori nuk do të jenë muaj të lehtë për disa shenja.
Në veçanti, yjet parashikojnë probleme, vështirësi dhe ndarje përfundimtare për Luanin dhe Akrepin. Prej muajsh jeni përballur me probleme të shumt në çift, por duket se ka ardhur koha për t’u vënë kapak dhe për të nisur një faqe të re në jetën tuaj.
LUANI
Nëntori do të jetë muaji kur do të sqaroni disa gjëra në jetën tuaj personale dhe do të vendosni kufij. Tani e dini saktësisht se çfarë dëshironi nga një lidhje dhe ajo që keni krijuar deri tani nuk ju ofron atë për të cilën keni nevojë. Nuk keni më dëshirë të bëni më lëshime dhe kështu do i thoni lamtumirë marrëdhënies tuaj dhe do largoheni.
Akrepi
Marrëdhënia që keni, dëshirat dhe zhvillimi juaj në të ardhmen është diçka që ju shqetëson prej kohësh dhe këtë muaj këto shqetësime do të bëhen edhe më të forta. Tani do të kuptoni saktësisht se çfarë dëshironi nga një lidhje dhe nuk do të tërhiqeni nëse nuk merrni atë që dëshironi.
Një marrëdhënie për ju nuk është thjesht për të kaluar kohën, por diçka shumë më kuptimplote. Nga mesi i dhjetorit do t’i shprehni qartë tjetrit atë që keni në mendje dhe në zemër dhe më do të ikni pa u menduar.