Dashi – Mund të ndiheni të pasigurt se në cilin drejtim duhet ta merrni një bisedë. Merrni gjërat ngadalë, mos nxirrni përfundime të nxituara dhe mendoni mirë përpara se të flisni. Mos e ekzagjeroni me gjërat!
Demi – Drama mund të ketë në jetën tuaj. Mund të pyesni veten se si të investoni kohën dhe energjinë tuaj: Merreni ngadalë ndërsa merrni këto vendime. Do ripërpunoni orarin tuaj, por kini kujdes të mos e teproni!
Binjakët – Marsi është aktualisht në shenjën tuaj, Binjakët, gjë që mund t’ju ketë gjetur të ndiheni të sigurt dhe të gatshëm për të ndërmarrë veprime , por nuk jeni të sigurt se çfarë drejtimi të merrni tani, veçanërisht në karrierën tuaj. Sot do jeni të frymëzuar një atmosferë argëtuese dhe biseduese, por kini kujdes nga ekzagjerimet.
Gaforrja – Mund të ndiheni të pasigurt se cilat mundësi të shfrytëzoni. Rruga përpara ka mjegull! Sot do keni diskutime emocionuese, por kujdes të mos anashkaloni detaje të rëndësishme.
Luani – Konfuzion mund të shkaktohet në jetën tuaj. Mund të jeni të pasigurt se si një projekt grupor do të fitojë burimet që i nevojiten, por ndoshta merrni lajme emocionuese. Vetëm sigurohuni që të mos anashkaloni detajet.
Virgjëresha – Nuk jeni tipa që ua lini vendimmarrjen njerëzve të tjerë dhe kjo nuk është koha për të filluar. Njerëzit ndihen mjaft të hutuar, por megjithatë ju do jeni në humor. Vetëm sigurohuni që të mos anashkaloni detajet!
Peshorja – Mund të ndiheni pak konfuz sot. Do keni energji argëtuese, por mund të ketë shumë biseda dhe pak veprime në këtë kohë.
Akrepi – Sot ndiheni të pafrymëzuar. Një energji dembelizmi keni! Por lajmi i mirë është se do gjeni një ekuilibër më të mirë midis punës dhe pushimit.
Shigjetari – Sot do ndiheni sentimentalë. Shmangni bisedat me njerëzit nga e kaluara!
Bricjapi – Një diskutim konfuz mund të zhvillohet. Sot flitet shumë, por ndoshta jo shumë veprime. Kujdes nga ekzagjerimet. Shijoni historitë argëtuese që dëgjoni, por mbani mend se thashethemet ndonjëherë janë thjesht thashetheme.
Ujori – Kujdes nga shpenzimet impulsive sot. Mund të merrni informacion argëtues, por kini parasysh se gjërat edhe ekzagjerohen.
Peshqit – Do jeni në një humor nostalgjik. Gjeni kohë për të pushuar. Do keni diskutime të mëdha për paratë, kini kujdes të mos anashkaloni detaje të rëndësishme./revistawho.com