“Muaj i ri, kismet i ri për të gjitha shenjat” ç’kanë parashikuar yjet për muajin Maj !

 

Dashi
Eklipset janë rikthyer dhe vetëm në maj do të ndodhin 2 të tillë, që do të thotë se duhet të mësoni të jeni fleksibël për t’u përshtatur më lehtë në drejtimet që do të marrin ngjarjet.

I pari vjen më 5 maj, kur Hëna e Plotë do të jetë në Shigjetar, një tjetër shenjë zjarri si e juaja. Ky eklips do të ndriçojë aspektin tuaj të komunikimin dhe marrëdhënieve me njerëzit që ndodhen larg jush fizikisht. Nëse do të ishim në kushte normale, tani do ishit në aeroport, por falë pandemisë do t’ju duhet që konferencat e punës t’i bëni online.

Nëse ju kërkohet të firmosni diçka në 5 maj, do t’ju duhet një avokat për t’i shqyrtuar më mirë çështjet. Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 17 maji deri në 12 korrik, kështu që më mirë prisni deri pas kësaj date për të marrë vendime dhe firmosur marrëveshje.

Dielli udhëheq shtëpinë tuaj të pestë, atë të jetës dashurore, shtatzëninë dhe fëmijët, kurse hëna, familjen dhe jetën brenda shtëpisë. Prandaj, ky eklips do të sjellë lajme në lidhje me një nga këto marrëdhënie, ose jetën tënde private. Ndoshta do të duhet të marrësh një vendim në lidhje me partnerin tënd ose të mendoni për një bebush. Një nga prindërit e tu do të ketë nevojë për ty, prandaj do të duhet t’i japësh një dorë. Eklipset e Hënës së Plotë njoftojnë fundin e diçkaje dhe fillimin e një gjëje tjetër. Plutoni dhe Jupiteri do të mbrojnë karrierën tuaj dhe pavarësisht sa shumë gjëra keni kaluar deri tani në 2021-ën, duket se po shkoni drejt një vendi më të sigurtë.

Pavarësisht krizës në tregun e punës dhe papunësisë, ju duket se po shkëlqeni në këtë aspekt. Nëse së fundmi keni humbur vendin e punës, mos u demoralizoni sepse ky mund të kthehet në bekim në të ardhmen. Do të takoni njerëz me pozita të cilët do të mahniten nga energjia juaj. Shikoni çfarë do të ndodhë me eklipset e Hënës së Plotë në vazhdim.

Afërdita ndodhet tek Binjakët dhe momentalisht është në prapavijë ku do të qëndrojë deri në 24 maj. Ky planet zotëron dashurinë, bukurinë, luksin dhe përfitime të tjera. Maji nuk është muaj ideal për t’u fejuar/martuar. Mjaftohuni vetëm me ndryshime të vogla në pamje.

Më e rëndësishme se gjithë të tjerat- mos u stresoni kaq shumë nga qëndrimi i gjatë në shtëpi, por kujdesuni dhe ndiqni rregullat që kërkohen. Eklipsi i dytë do të ndodhë në 21 maj tek Gaforrja. Hëna e re sjell kushte dhe mundësi të reja, prandaj gjasat për të marrë një shtëpi me qira apo për ta blerë janë të mëdha. Ke detyra për të bërë këtë muaj dhe me ndihmën e universit do t’ja dalësh. Paratë janë rrugës!

Demi
Kushtojini pak më shumë vëmendje se zakonisht shoqërisë këtë muaj. Ritakoni miqtë dhe kolegët tuaj të preferuar, qofshin ata të rinj apo të vjetër. Nëse doni të gjeni një punë, mënyra më e mirë është të komunikoni me njerëz nga e shkuara juaj, që gjithnjë ju kanë besuar dhe inkurajuar.

Mund të jeni duke bërë ndonjë përpjekje për të marrë pjesë në një kauzë bamirësie, çështje humanitare, etj dhe me ndihmën e Neptunit dhe Marsit do t’ja dilni të jeni më e motivuar se kurrë.

Njerëzit nga jashtë do ndihen me fat që ju kanë pranë. Aspekte të tjera me fat për ju, përfshijnë njerëz që punojnë në media, akademikë apo ata që merren me çështje ligjore-këto fusha do të shkëlqejnë për ty.

Afërdita, planeti juaj udhëheqës do të jetë në prapavijë, një trend që nisi më 12 prill dhe do të vijojë deri në 24 maj. Do t’ju duket sikur progresi është i ngadaltë, duke marrë parasysh sa shumë keni punuar. Vijoni me programin tuaj pasi, ky ritëm është i njëjtë për të gjitha dhe nuk ka asnjë plan që do t’ju ndihmonte në përshpejtimin e gjërave, duke marrë parasysh krizën botërore.

Nëse të tjerët dorëzohen, ti vazhdo! Ky nuk është muaj i mirë për të ndryshuar rutinën tuaj të kujdesit ndaj lëkurës. Mund të keni patur ndonjë acarim në fytyrë, të shkaktuar nga një serum apo krem i ri. E mira është t’i qëndroni besnike produkteve të vjetra që keni përdorur. Eksperimentet mund t’i nisni nga gjysma e dytë e majit, ose në qershor.

Hëna e Plotë e 5 majit do të finalizojë një çështje që lidhet me financat. Mund të merrni një bonus, një komision ose të përfundoni një divorc të cilin ka kohë që e prisni. Çfarë duhet të dini është se në fund të kësaj do të merrni një shumë parash që ju takojnë ligjërisht.

Nëse dikush ju ka para borxh dhe nuk kujtohet deri në 21 maj, duhet t’i telefononi vetë, për të mësuar ç’po ndodh.

Ka shumë gjasa t’ju prezantohet një kontratë e re apo një marrëveshje që duhet firmosur. Mund të negocioni që tani, por duhet të dëgjoni avokatin tuaj, prandaj mos firmosni deri pas 15 majit. Mos merrni rreziqe të mëdhaja mbi supe këtë kohë, nuk është e duhura.

Binjaket
Ju do të duartrokiteni më shumë se të gjithë shenjat e tjera për vizionin, kreativitetin dhe punët që keni bërë së fundmi. Diçka e tillë do të bëjë që karriera dhe puna juaj të tërheqin vëmendje edhe më shumë se zakonisht. Maji është muaji që sjell mundësitë më të mira të vitit në lidhje me karrierën dhe ndoshta më i rëndësishmi në 2021-ën për të bërë progres në fushën profesionale.

Ndoshta për momentin ju duket e pamundur të gjeni një pozicion të ri pune apo të promovoheni për shkak të pandemisë dhe keni të drejtë, por prisni. Aftësia juaj për të komunikuar qartë do të vlerësohet dhe zhvillohet edhe më.

Nëse je në një lidhje prej kohësh, mund ta gjeni veten në ankth kur nisni me planet rreth martesës. Sidoqoftë, Afërdita në Binjakë është në prapavijë, prandaj nuk është kohë e duhur për dasma- prisni deri në 2022. Edhe ideja për t’i premtuar partnerit dashuri të përjetshme ju bën të hezitoni, por do të keni kohë mjaftueshëm për t’u menduar.

Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 17 maji deri në 12 qershor, nëse ju duhej një tjetër arsye për t’u treguar të duruar. Do të përballeni me vonesa gjatë kësaj kohe dhe me ndryshime të herëpashershme mendjeje.

Eklipsi i 5 majit mund të ndikojë paksa në shëndetin tuaj, prandaj ndiqni rregullat. Hani shëndetshëm, mbani maska dhe flini mirë. Nëse i bëni këto dhe pushoni mjaftueshëm, do të merrni edhe vendime më efektive më tej.

Ky eklips do të sjellë lajme të reja në lidhje me të ardhurat tuaja, kursimet, shpenzimet dhe karrierën, por gjithsesi fokusi kryesor duhet të jetë tek lidhjet e ngushta. Ndoshta zbuloni diçka që do t’ju bëjë të mendoheni gjatë. Aty nga 21 maji do të fitoni para, kështu që qëndroni optimistë. Arritjet dhe reputacioni juaj do të jenë në diskutim gjatë 18 muajve në vazhdim dhe nëse keni punuar fort, Jupiteri dhe Plutoni do të sigurohen që t’i gëzoni gjithë të mirat materiale që ju takojnë.

Gaforrja
Pavarësisht të gjithave, keni një muaj të mirë, gjatë të cilit do përgatiteni të çliroheni nga gjithë lidhjet që ju kanë mbajtur me kokën pas gjatë gjithë kësaj kohe, veçanërisht në aspektin e karrierës. Do ta gjen veten në këtë sezon eklipsesh, por mbi të gjithë në atë të 21 majit që do t’ju ndihmojë shumë.

Një situatë e nderlikuar në punë është gjëja e fundit që do t’ju duhet, teksa po punoni për detajet e fundit të një projekti që keni në dorë. Të ardhurat, do të varen nga suksesi i këtij projekti prandaj do t’ju duhet të jeni shumë vigjilentë .

Duket se jeni personi më i afërt në lidhje me këtë projekt dhe vetëm ju keni njohuritë e duhura për rregullimet e nevojshme të detajeve. Një partner- avokati, financieri, publicisti, agjenti apo bashkëpunëtori juaj- po ju ndihmon shumë gjatë kësaj kohe. Besoni tek njerëzit që duan t’ju ndihmojnë, në fund të habiteni kur të shihni sa mirë kanë funksionuar idetë e tij rreth punës.

Nëse keni humbur punën në prill, mund të mos jua kenë thënë arsyen e vërtet të largimit. Eshtë një histori e gjatë prapa saj, por harrojeni. Puna e vjetër nuk ju duhet më sepse ka shumë për të parë përpara.

Eklipset po ju nxjerrin jashtë zonës suaj të rehatisë për t’ju çuar në situata komplet të reja. Ndryshimet janë të mirë, por edhe pse fillimisht duken të vështira, kur të shihni tablonë e qartë në fund do kuptoni çfarë po themi.

Eklipsi i 21 majit është shumë i rëndësishëm për ju, pasi do t’ju çojë drejt një rruge të re. Jeta do t’ju ndryshojë për mirë , por vetëm pasi të keni kaluar nga një situatë në karrierë që ka nevojë urgjente për vëmendjen tuaj pas 21 majit. Pas kësaj, gjërat që do të ndodhin do t’ju relaksojnë.

Mbani të organizuar axhendën në mënyrë që t’ja dilni me gjithë sfidat e papritura që ju shfaqen. Në fund të gjithë kësaj do ta shihni veten më të fortë se më parë. Po shkoni drejt një vendi të mirë në jetëm, prandaj duhet të jeni optimistë.

Luani
Nëse e ndiqni astrologjinë e dini që eklipset ndikojnë te disa nga temat më të rëndësishme të vitit. Këtë muaj, më 5 maj do të ndodhë eklipsi i parë në shenjën e Shigjetarit që do të përzihet në mënyrë të përsosur me shenjën tuaj.

Ka shumë të ngjarë që të ketë një kulm të rëndësishëm përsa i përket dashurisë dhe do të duhet të merrni një vendim – të vazhdoni ose t’i jepni fund një marrëdhënieje.

Eklispet tentojnë të mos lejojnë asnjë zonë gri dhe duan përgjigje të saktë: e bardhë ose e zezë. Po kështu mund të vendosni nëse duhet të bëni fëmijë ose të ndihmoni një person të rëndësishëm.

Nëse nuk jeni në një lidhje ose s’keni dëshirë për fëmijë, eklipsi mund të sjellë një projekt të rëndësishëm krijues.

Eklipsi i Hënës së plotë më 5 maj do të ndikojë te paratë dhe në një mënyrë ose në një tjetër, paratë do të jenë në qendër të bisedave ose mendimeve tuaja. Megjithatë të ardhurat mund të vijnë nga burime të ndryshme ose nga një biznes i ri.

Eklipsi i dytë do të ndodhë më 21 maj, në shenjën e Gaforres dhe do të duhet të përqëndroheni sërish te mbledhja e parave dhe duket se do të përparoni drejt qëllimit. Afërdita do të ndikojë që të shfaqni me lehtësi talentin.

Nëse jeni në një biznes me një parter dhe lejoni që partneri të marrë të gjitha vendimet financiare, do të keni dëshirën që ta ndryshoni një sistem të tillë. Merrni një rol më prezent dhe aktiv dhe nëse keni nevojë për ndihmë, kërkojeni. Mjafton një studim i shkurtër dhe mund të kuptoni gjithçka që ju nevojitet.

Virgjëresha
Eklipsi hënor më 5 maj do të ndryshojë dinamikën në shtëpi dhe familje, menjëherë, brenda pesë ditëve të majit ose pak më vonë. Si rezultat i Hënës së re më 22 prill, mund të keni marrë kohëve të fundit përgjegjësi të reja në karrierë dhe ka të ngjarë që të pyesni së fundmi nëse dëshironi t’i kushtoni më shumë vëmendje karrierës ose shtëpisë. Shtëpia do të fitojë, kështu që drejtojini energjitë tuaja më të mira atje. Mund të jetë që vendbanimi aktual ka nevojë për vëmendje ose një anëtar i familjes ka nevojë për ndihmën tënde.

Mund të ndiheni përkohësisht të mbingarkuar dhe do të vendosni në pikëpyeje nëse po i kënaqni të gjithë ata që kanë nevojë për ju. Jini të sigurt që gjërat funskionojnë sepse në kohën e eklipsit, sundimtari juaj Mërkuri do të vendoset në një kënd të përsosur. Do të ndjeni se nuk mund ta përballoni gjithë çfarë të tjerët po kërkojnë nga ju kështu që merrni kohën tuaj për të gjetur përgjigjet e duhura. Një person në distancë mund të jetë i dobishëm.

Bashkëshorti/ja ose partneri/ja do të përpiqet t’ju ndihmojë, por për fat të keq nuk do të ketë dobi. Në fakt, më tepër ai/ajo mund t’i keqësojë gjërat kështu që kërkojini që të mos ngatërrohet në punët tuaja.

Eklipsi i Hënës më 21 maj në Gaforre do t’ju bëjë të përqëndroheni te miqtë. Pandemia ka ndikuar në jetën e të gjithëve dhe në fund të muajit, do të dëshironi më shumë se kurrë që t’i riktheheni normalitetit. Në të kundërt, eklipsi i 21 majit mund të shënojë largimin e një miku ose një prej tyre mund të mos jetë mbështetës ndaj jush ose t’ju tradhtojë.

Fundi i muajit sjell takimin e Jupiterit dhe Plutonit në shtëpinë e dashurisë së vërtetë. Ky është një aspekt që ndodh një herë në 13 vite. Këta planetë janë aktualisht në prapavijë kështu që mund të tundoheni që të shihni ndonjë ish-të dashur. Nëse vërtet mendoni ende për këtë person, ndoshta dashuria ekziston vërtet. Do ta zbuloni. Nëse ditëlindjen e keni në 15 shtator, plus ose minus pesë ditë, do të përjetoni një periudhë fantastike në fund të muajit.

Peshorja
Do të planifikoni vazhdimisht udhëtime të shpejta gjatë fundjavave të majit. Keni punuar shumë ndaj dëshironi të merrni disa ditë pushim nga rutina e zakonshme.

Eklipsi i Hënës së plotë më 5 maj mund t’ju sjellë lajme në lidhje me një motër ose kushëri ose mund ta gjeni veten duke nxituar për të përfunduar një projekt komunikimi. Mërkuri dhe Urani do të punojnë bashkë që të keni ide të shkëlqyera.

Ka të ngjarë që të punoni me një kontratë ose dokument tjetër dhe nëse po, lind nevoja që të kërkoni ndihmën e një avokati. Neptuni dhe Marsi do të jenë në një kënd të vështirë me eklipsin e Hënës së plotë në shtëpinë e tretë të marrëveshjeve, kështu që diçka në kontratë mungon dhe do të shihni që mund të hasni pengesa më vonë. Një sasi e madhe parash mund të vihet në diskutim si rezultat i kësaj marrëveshjeje. Megjithatë do të punoni me qejf dhe do të argëtoheni. Edhe pse eklipset përgjithësisht sjellin lajme të papritura, gjendja do të jetë e mirë, edhe pse fillimisht do të keni pengesa.

Nëse jeni pa punë ose nuk e pëlqeni punën që bëni dhe shpresoni për një pozicion të ri, eklipsi i Hënës së re në Gaforre do t’ju japë më shumë fuqi dhe mundësi të reja profesionale.

Puna mund të jetë në një pozicion të përhershëm dhe pagesa do të jetë bujare. Industritë e mundshme janë: pasuri të patundshme, hoteleri dhe ushqim. Këto janë industri që janë goditur rëndë nga pandemia ndaj duket që njihni dikë që beson te talenti dhe mendon se jeni më i/e miri/a për punën e caktuar. Tregoni vetëbesim.

Shihni lajmet që do të merrni pas 21 majit. Mërkuri, planeti i marrëveshjeve, do të fillojë të shkojë në prapavijë në 17 maj dhe do të vazhdojë deri me 12 qershor. Duket se një person me ndikim nga e kaluara do të sjellë shumë mundësi. Në fillim të muajit tjetër, ka më shumë të ngjarë që të komunikoni, hetoni dhe negocioni, por duhet të angazhoheni plotësisht.

Afërdita do të rikthehet këtë muaj. Gjërat mund të përparojnë me ngadalë. Bisedimet financiare do të jenë pas 24 majit dhe në përgjithësi do të përballeni me pengesa. Koha më e mirë për marrëveshje është midis 15 qershorit dhe 7 korrikut.

Akrepi
Me një ekonomi globale jo fort të qëndrueshme, çdo gjë shqetësuese lidhet me paratë. Jeni një ndër të paktat shenja që kanë një perspektivë të mirë për të gjetur një burim të ri të ardhurash, prandaj mos u ndjeni në siklet kur kërkoni pagën që mendoni se e meritoni. Shuma që prisni mund të jetë më bujase sesa prisni.

Nëse keni qenë pa punë, më 5 maj do të ketë një eklips të Hënës së plotë në shtëpinë e dytë të të ardhurave kështu që do të shihni kulminacionin e një çështjeje financiare brenda pesë ditëve që prej 5 majit. Një eklips zakonisht shktakton ndryshime në burimin e të ardhurave, kështu që ndoshta do të duhet të hiqni dorë nga një burim për një tjetër më të mirë. Përndryshe do të gjeni një punë të përkohshme ose punë më kohë të plotë.

Do të duhet të keni kujdes me shpenzimet, pasi Dielli dhe Hëna e plotë do të bien ndesh me sundimtarin tuaj, Marsin, i cili ndodhet në shtëpinë e pestë të dashurisë dhe të aktiviteteve të kohës së lirë.

Ky muaj ka një eklips të dytë më 21 maj në Gaforre. Kjo gjë do të përzihet mirë me shenjën tuaj, veçanërisht nëse ditëlindja ju bie afër 21 tetorit. Duket se do t’ju pëlqejë mundësia e re që do të shfaqet pas eklipsit. Mund të flisni me një njeri shumë të rëndësishëm në qeveri, media, akademi, sistem gjyqësor, zyrtarë të emigracionit dhe njerëz në distancë që punojnë në një projekt.

Do të ketë pengesa, sepse eklipsi i Diellit dhe Hënës së plotë do të kenë një përplasje me Marsin. Mund të gaboni. Marsi ndodh që të krijojë konflikte me paratë ndaj do të duhet të keni një fond shtesë.

Më në fund, duket se po merrni më shumë përgjegjësi në shtëpi, si për shembull të ndihmoni një anëtar të familjes që ka nevojë për ndihmën tuaj.

Mërkuri është në prapavijë nga 17 maji deri më 12 qershor. Gjatë prapavijës, na nxit që të rishikojmë dhe rishqyrtojmë disa projekte të përfunduar tashmë. A mund të bëhen më mirë? Nëse mendoni se po, atëherë keni kohë për t’i përsosur.

Nëse jeni duke kërkuar një punë të re, flisni me njerëzit që njihni. Ata do t’ju dëgjojnë.

Shigjetari
Ky mund të jetë një muaj i rëndësishëm sepse eklipset janë rikthyer dhe i pari është më 5 maj dhe do të jetë një eklips hënor të plotë në Shigjetar. Diçka do të përfundojë për t’i hapur rrugën diçkaje të re. Ky eklips do të ndikojë te qëllimet personale dhe do t’ju afrojë me ndjenjat dhe nevojat e vërteta, por do të sjellë në vëmendje edhe partnerin. Nëse mendoni se ju dhe ai/ajo nuk përputheni, ndoshta do të duhet të mos jeni më bashkë.

Nëse keni lindur më 7 dhjetor, plus ose minus pesë ditë, do ta ndjeni më së shumti eklipsin. Eklipset zakonisht vijnë në çifte, çdo gjashtë muaj.

Një marrëdhënie e ngushtë, në punë ose në romanzë, do të kërkojë përqëndrimin tuaj të plotë. Afër 5 majit, një sëri faktesh do të mungojnë ose fshihen dhe do të duhet të gërmoni për të zbuluar të vërtetën. Mos merrni asnjë mendim derisa të keni gjetur të gjitha informacionet.

Eklipsi i dytë do të jetë më 21 maj dhe do të bjerë në shtëpinë e tetë të parave të njerëzve të tjerë, që përfshin rimbursimin e sigurimeve, ndihmën financiare të universitetit, komisionet, tarifat e licensimit, trashëgimitë, programet financiare të qeverisë, fonde të tjera dhe jo vetëm. Duket se po ju vjen një shumë e madhe, por do të ketë disa mosmarrëveshje. Sidoqoftë, gjërat do të funksionojnë.

Jeni me fat që keni Jupiterin dhe Plutonin ende në shtëpinë e të ardhurave për të mbrojtur financat. Situata financiare do të ndryshojë, por në varësi të asaj çfarë ka ndodhur deri tani, mund të bëhet më mirë.

Mërkuri do të shkojë në prapavijë nga 17 maji deri më 12 qershor dhe për shkak se Mërkuri rregullon karrierën tuaj, nëse po kërkoni punë gjatë kësaj periudhe, kthehuni te njerëzit që njihni prej kohësh sepse ata do t’ju sjellin më shumë fat.

Afërdita është në prapravijë që prej 12 prillit, por do të rikthehet në pozicion normal më 24 maj. Konsiderojeni si kohë jo të përshtatshme për romancën kur Afërdita është në prapavijë. Të mos ju shkojë mendja të martoheni. Prisni deri në 2022-shin për t’u martuar.

Bricjapi
Jemi sërish mbrapsht me eklipset. Që nga korriku i 2018-s, eklipset kanë rënë në shenjën tuaj dhe Gaforres çdo gjashtë muaj. Eklipset njihen për faktin që sjellin ndryshime të mëdha. Megjithatë jeni mësuar me këto dhe jeni gati. Do të jeni në gjendje të nxirrni axhendën dhe të nisni të merreni me çështje të tjera.

Eklipsi i parë do të ndodhë më 5 maj në Shigjetar, duke ndriçuar shtëpinë e dymbëdhjetë të sekreteve. Një informacion që dikush është përpjekut ta mbajë të fshehtë nga ty mund të dalë në sipërfaqe. Nëse asnjë sekret nuk del në sipërfaqe, atëherë ky moment do të kalojë shpejt.

Mund të keni më shumë nevijë për personel mjekësor këtë muaj, ose ndoshta po përpiqeni të ndihmoni një të afërm ose një mik në spital, qendër rehabilitimi ose institucion tjetër. Nuk përjashtohen as vizitat si te dentisti për shembull.

Eklipsi tjetër do të jetë më 21 maj në Gaforre dhe do të theksojë marrëdhëniet e ngushta.

Nëse situata nuk është mirë mes jush dhe partnerit/es, atëherë është koha që të vendosni nëse dëshironi të vazhdoni lidhjen ose jo. Eklipset i shtyjnë gjërat në njërën anë, ose në tjetrën – në të bardhë ose në të zezë, nuk ka zonë gri.

Do të ketë një eklips tjetër në shenjën tuaj, më 4 qershor, i cili do t’ju ndihmojë që të vendosni se çfarë duhet të bëni. Nëse jeni takuar me dikë, mund të qartësohet më mirë situata. Mund të filloni një lidhje të mirëfilltë.

Gjatë këtij muaji, kushtojini rëndësi shëndetit sepse lajmet e majitit mund t’ju bëjnë pak më të ndjeshëm, sidomos pas pandemisë. Jeni në procesin e rindërtimit të një të ardhmeje më të lumtur, që do të vijë më shpejt nga çfarë e keni menduar.

Ujori
Po përballeni me një numër të lartë ndryshimesh në jetë. Saturni është rikthyer te Ujori, por vetëm për muajin prill, maj dhe qershor pasi do të largohet më 1 korrik. Përgjegjësitë po shtohen, por megjithatë po e përballoni mirë gjithë çfarë po ju kërkon universi. Është koha që të vendosni një qëllim në jetë.

Ky muaj përmban dy eklipse. I pari do të jetë më 5 maj në Shigjetar duke nxjerrë në pah anëtarësimin tuaj në një grup, klub ose shoqatë. Hëna e re do të ndikojë që një projekt të përfundojë. Në të kundërt, mund të zbuloni që dikush ka bërë diçka, e cila s’do t’ju pëlqejë. Nëse ky personi është një mik, atëherë ka gjasa që marrëdhënia të përfundojë.

Sidoqoftë, është mëse e ditur që paratë do të jenë në qendër të vëmendjes. Neptuni dhe Marsi do të shtojnë dyshimet, ndaj mos i merrni gjërat si të mirëqena, sepse qartazi ju duhet më shumë punë. Tani për tani, mos bëni supozime ose ngrini akuza, thjesht dëgjoni çfarë ju thonë. Kërkoni informacion dhe merrni kohë për të reflektuar dhe mësuar. Ka kohë për të debatuar.

Shpenzimet do të rriten, por nëse ju ndihmon sadopak, do të përmirësohen aty nga fundi i qershorit. Deri atëherë, nuk pritet që situata me paratë të jetë e tensionuar gjithsesi, pasi do ta keni nën kontroll.

Eklipsi i dytë do të jetë më 21 maj, në Gaaforre dhe do të ndriçojë shtëpinë e projekteve të punës. Ky eklips do të hapë një rrugë të re dhe mundësi të tjera për të punuar me diçka të re, ndryshe nga projektet e zakonshme. Mund të ketë lidhje me një hotel, industri ushqimi, restorant, reklama ose infermieri. Përpiqeni prej kohësh që të sillni më shumë të ardhura dhe ky eklips duket i përkryer për të rregulluar këto probleme. Mund të punësoheni përkohësisht ose me kohë të plotë. Punësimi nuk është domosdoshmërisht një hap i madh, por do t’u hapë rrugën mundësive të tjera. Do të duket sikur do të hapni një dritare të re.

Ky eklips do t’ju bëjë të mendoni për shëndetin. Bëni kontrolle shëndetësore nëse nuk ndiheni mirë dhe ushqehuni shëndetshëm. Keni nevojë për energji.

Mërkuri do të shkojë në prapavijë nga 17 maji deri më 12 qershor, kështu që asgjë me rëndësi nuk do të ndodhë gjatë kësaj kohe. Mërkuri rregullon shtëpinë e tetë të parave të njerëzve të tjerë. Para shtesë mund të vijnë jashtë pagës, por nuk përjashtohen as borxhet që i keni njerëzve të tjerë.

Afërdita do të jetë në prapavijë dhe është në vendin më të mirë për ju – te Binjakët. Ajo do të vizitojë shtëpinë e dashurisë së vërtetë. Afërdita qëndron në prapavijë që prej 12 prill, por do të shkojë në pozicion normal më 24 maj. Gjatë kohës që është në prapavijë, nuk këshillohet veprim i zgjuar nisja e një marrëdhënieje të re. Nëse jeni takuar para 12 prillit, atëherë jeni në rregull.

Peshqit
Marsi do të jetë te Peshqit për herë të parë në dy vite dhe ky është një lajm i mirë për ju. Marsi ju sjell energji dhe optimizëm dhe ju mbush me dëshirë për të nisur projekte të tjera.

Kjo do të jetë një nga periudhat më të fuqishme të vitit – gjithçka që do të vendosni tani do të funksionojë në favorin tuaj më vonë. Duhet të tregoni kujdes për të vepruar përpara se Mërkuri të shkojë në prapavijë, nga 17 maji deri më 12 qershor.

Karriera do të marrë vëmendjen tuaj të plotë në 5 maj dhe shkak për këtë do të jetë eklipsi i Hënës së plotë. Një lajm i mirë do të dalë në sipërfaqe. Diçka e rëndësishme po vjen. Një projekt i ri do t’ju bëjë të punoni fort.

Emocionet do të shtohen dhe nuk është e qartë nëse jeni të lumtur apo të mërzitur në këtë fazë.

Do të ndiheni të tërhequr mes gjithë zhvillimeve të papritura që po ndodhin në shtëpi, teksa ju merreni me karrierën.

Në këtë muaj do të ndodhin dy eklipse. Më 21 maj, eklipsi në Gaforre do t’ju bëjë jashtëzakonisht energjikë dhe do të ndriçojë shtëpinë e pestë të dashurisë së vërtetë, fëmijëve dhe krijimtarisë. Krijimtaria do të jetë një temë kryesore e këtij muaji dhe në këtë fazë, do të fillojë një periudhë e re për ju.

Eklipsi i 21 majit mund të sjellë një zhvillim pozitiv në jetën personale. Nëse jeni në një lidhje të qëndrueshme, mund të zbuloni se jeni shtatzënë, ose nëse keni fëmijë, mund të merrni një lajm të mirë për të.

Nëse nuk jeni në një lidhje, gjatë pandemisë mund të keni filluar një shoqëri të këndshme me dikë. Miqësi? Ndoshta po, ndoshta jo. Merreni me ngadalë.

 

Author: admin