Komentatori kroat i televizionit HRT, Stjepan Balog, ka kërkuar falje publike për fjalët e thëna gjatë komentimit të ndeshjes Dinamo Zagreb-Skënderbeu ku ai i cilësoi shqiptarët si shitës akulloresh. Pas publikimit të lajmit në Shqipëri, shumë shqiptarë të ofenduar i kanë dërguar mesazhe komentatorit, dhe Balog ka dashur të qartësojë situatën duke i dërguar një email klubit të Skënderbeut. Ky email është bërë publik nga korçarët në faqen zyrtare në Facebook. “Kam marrë shumë mesazhe nga njerëz shqiptar të cilët janë të nevrikosur nga komenti im në ndeshjen Dinamo Zagreb – Skënderbeu. Nuk i kam shprehur ato fjalë në kontekstin e parë dhe nuk kam dashur të ofendoj popullin shqiptar.