Në 7 të mëngjesit kuvendi miraton qeverinë dhe programin.

Kuvendi ka miratuar programin e qeverisë “Rama 2” me 78 vota pro. Në përfundim të seancës maratonë që nisi ditën e djeshme në orën 09:00, programi “Rama 2” u miratua.

Programi i qeverisë u prezantua nga vetë kryeministri dy ditë më parë nga foltorja e Kuvendit, ku paraqiti premtimet për 4 vitet e ardhshme.

Programi i qeverisë “Rama 2” u has në kundërshtime nga kundërshtarët e tij politikë, si nga PD ashtu dhe nga LSI.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi e ka quajtur një fletëpalosje me gabime e lajthitje programin e qeverisë të prezantuar dje e sot nga kryeministri Edi Rama dhe ministrat në seancë plenare.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideroi “boshe dhe sipërfaqësore” paraqitjen e programit qeverisës të kryeministrit Rama për 4 vitet e ardhshme. Në një deklaratë për mediat në përfundim të seancës parlamentare, Basha tha se kryeministri Rama nuk ka një program konkret qeverisës që të përfshijë nevojat dhe interesat e shqiptarëve.

 

Author: admin