Rusët shpikën shumë instrumente dhe vegla, jo vetëm për shpimin e tokës, por edhe për matje në thellësi kaq të mëdha. Periudha e Luftës së Ftohtë ishte koha e armatosjes së shpejtë, por edhe e përparimit të shkencës, madje edhe të degëve, të cilat nuk ishin kishin të bëjnë me industrinë ushtarake. Bashkimi Sovjetik në vitin 1970 miratoi planin për shpim në thellësi të Tokës pa ndonjë synim të caktuar. Plani ishte që të shpohet sa më shumë që të jetë e mundur. Gadishulli Kola ishte caktuar si lokacion për shpim dhe me ndihmën e këtij eksperimenti shkencëtarët rusë dëshironin të njihen me kushtet të cilat mbretërojnë në thellësi të mëdha, përbërjen kimike të tokës, karakteristikat e tij fizike dhe çfarë temperaturash mbretërojnë atje. Për të pasur sukses, rusët shpikën shumë instrumente dhe vegla, jo vetëm për shpimin e tokës, por edhe për matje në thellësi kaq të mëdha. Vrima më e madhe, të cilën arritën ta bëjnë është 12.226 metra, dhe kjo deri në vitin 2008 mbeti shpimi më i thellë që i atribuohet dorës së njeriut, duke ditur se është më i thellë se sa Oqeani i Qetë. Rusët megjithatë nuk mbetën të kënaqur. Synimi i tyre ishte që të bëjnë një vrimë prej madje 15 kilometrash deri në fund të vitit 1993, por kjo u pengua nga temperaturat e larta. Në thellësi prej 12 kilometrash, shkencëtarët pritën temperatura prej 100 gradë Celsius, por ajo ishte edhe për 80 gradë më e lartë. Në bazë të këtyre të dhënave, rusët vlerësuan se temperatura në 15 kilometra thellësi është të paktën 300 gradë Celsius, që do të thotë se mekanizmi i tyre nuk do të punojë dhe do të shkrihej sikur plastika. Përveç temperaturave, ata u befasuan edhe me zbulimin e ujit në thellësi për të cilat mendohej se ishin plotësisht të thata. Shpimi në rajone të ndryshme vazhdoi deri në vitin 2005, ndërsa hulumtimet pushuan në vitin 2008, kur i gjithë kompleksi u braktis.