Yjësitë janë quajtur “libri më i vjetër me ilustrime për njerëzimin”. Për më shumë se 5 mijë vite, njerëzit kanë parë të njëjtët yje në qiellin pa re të natës.
Yjet janë grupuar në yjësi, të cilat në mënyrë imagjinare formojnë një simbol të caktuar. U janë vënë emra nga mitologjia greke dhe secila yjësi përfaqëson një personazh të caktuar nga mitologjia.
Është e çuditshme sa të ngjashme janë format e yjësive me simbolet e shenjave të horoskopit që përfaqësojnë. Yjësia e madhe që ngjan si një luan i madh krenar është në fakt, yjësia e shenjës së Luanit, dhe lidhet me historinë mitologjike të një luani të vrarë nga Herkuli i pamposhtur.
Ka miliona yje, por vetëm rreth 5780 prej tyre janë të dukshme për syrin. Zodiac është në fakt emri i 12 yjësive që krijojnë një rreth rrotull Tokës. E ndërsa Toka rrotullohet, arrijmë të shikojmë njëherë njërën gjysmë të rrethit, pastaj tjetrën.
Çdo muaj, njëra prej yjësive shfaqet mbi horizontin perëndimor për të nisur lëvizjen drejt lindjes.
Ja cilat janë 12 yjësitë që lidhen me 12 shenjat e horoskopit dhe historitë mitologjike që gjenden pas tyre: