Nesër do të jetë ngrohtë dhe thatë. Ditën e parë të shkollës vishini fëmijët me të shkurtra, seps e hëna e 11 shtatorit vazhdon me temperatura të larta.
Sipas Meteoalb, pjesa e parë e ditës dominohet nga kthjellime dhe temperatura të larta deri në mesditë kur shfaqen vranësirat e para në vend, por pa reshje…të paktën deri në mbrëmje.
E hëna, sjell rritje të lehtë në temperaturat e mëngjesit . Ndërsa pas mesditës pritet një rritje me 3 – 4°C duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet mbi 34°C në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Lushnjë, Fier, Berat, Gjirokastër.