Nga Dashi tek Peshqit, zbuloni çfarë nëne jeni në bazë të shenjës suaj të horoskopit

Yjet nuk gënjejnë, përkundrazi ndonjëherë tregojnë më shumë seç duhet. Ju ftojmë të lexoni më poshtë disa nga karakteristikat e çdo nëne në bazë të shenjës së horoskopit. Një udhëzues i vlefshëm edhe për ato femra që nuk ajnë bërë akoma nëna.

DASHI

• Pikat e forta si nënë : besimi, vetëkujdesi, forca dhe guximi
• Pikat e dobëta si nënë : konkurrenca, vaniteti dhe egocentrizmi
• Stili prindëror : Dashi është shenjë e vendosur, kjo gjë karakterizon edhe stilin tuaj prindëror. Në çdo femër dash fshihet një divë dhe besimi në vetvete nuk do ju lërë kurrë në baltë në raport me fëmijët. Investoni shumë energji në familje.

DEMI

• Pikat e forta si nënë : stabiliteti, shija e mirë, impenjimi maksimal për mirëqenien e fëmijëve
• Pikat e dobëta si nënë : materializmi, vaniteti, çrregullimet e humorit.
• Stili prindëror : Mamaja dem di të jetë e këndshme, por edhe e rreptë në të njëjtën kohë. Jeni nënë krijuese, nuk u trembeni ndryshimeve sidomos kur bëhet fjalë për fëmijën tuaj. Ju pëlqen që fëmijët t’ju idelaizojnë.

BINJAKËT

• Pikat e forta si nënë : origjinale, gazmore, e shkathët dhe mendjehapur
• Pikat e dobëta si nënë : mungesa e kufinjve, padurimi, kundërshtimi i vazhdueshëm
• Stili prindëror : Komunikimi është arma juaj më e fortë dhe mundoheni që këtë ‘’dhunti’’ t’ua transmetoni edhe femijëve tuaj. U pëlqen të bëni plane dhe nuk lini asgjë për në minutën e fundit.

GAFORRJA

• Pikat e forta si nënë : ndjeshmëria, shija e mirë, përkushtimi dhe mirësia
• Pikat e dobëta si nënë : çrregullimet e humorit dhe sensi i tepruar i mbrojtjes
• Stili prindëror : Instikti amësor i gaforres është i shkruar në ADN-në e saj. Mundoheni të ruani gjithmonë ekuilibrat ndërmjet rolit si nënë dhe asaj si mike për fëmijëjt tuaj. Jeni nënë krijuese dhe ju pëlqen të shpikni lojëra në shtëpi.

LUANI

• Pikat e forta si nënë : origjinaliteti, sensi i të qenit lider,vetëbesimi i lartë dhe gjallëria.
• Pikat e dobëta si nënë : egocentrizmi, sindroma e Polianës (shikoni vetëm apektet pozitive të gjërave)
• Stili prindëror : Nëna luan ka një marrëdhënie të shkëlqyer me fëmijët e saj. I pëlqen të ketë situatën gjithmonë nën kontroll dhe komunikon me fëmijët për çdo gjë.

VIRGJËRESHA

• Pikat e forta si nënë : arsyetimi, sensi i organizimit, shija e mirë
• Pikat e dobëta si nënë : mania për të kritikuar,mbi-analizim i panevojshëm
• Stili prindëror : Nënës virgjëreshë i pëlqen të kontrollojë dhe të planifikojë gjithçka, që nga gjërat më bazike deri tek planet e mëdha. Jeni kurioze nga natyra dhe doni që të eksploroni gjëra të reja me fëmijët.

PESHORJA

• Pikat e forta si nënë : shija e mirë, sensi i së drejtës, durimi
• Pikat e dobëta si nënë : snobizmi, vaniteti , materializmi
• Stili prindëror : Mëmësia është një lloj terapie që ju ka ndihmuar të dilni nga kaosi ku gjendeshit dhe të gjenit paqen e brendsshme. Duke rritur fëmijët jeni rritur dhe ju si individ. Durimi është pika juaj më e fortë.

AKREPI

• Pikat e forta si nënë : forca, intuita, vullneti, kapaciteti për t’u përshtatur
• Pikat e dobëta si nënë : mania e kontrollit, paranoja, tendenca për të marrë gjithmonë fajin
• Stili prindëror : Mamaja akrep është nje depo energjish, një miks që variojnë nga kureshtja deri tek mania e kontrollit. Jeni shumë protektive me fëmijën tuaj. Kjo ndodh sepse nuk doni të humbisni asnjë moment të tyre.

SHIGJETARI

• Pikat e forta si nënë : aventura, sensi i humorit, përkushtimi dhe ndjeshmëria
• Pikat e dobëta si nënë : padurimi, spontaniteti i tepruar
• Stili prindëror : Jeni shpirti më i lirë i zodiakut dhe mëmësia është një eksperiencë që ju ka ndryshuar. Keni zbuluar dimensione të reja të lirisë. Jeni një nënë e përkushtuar dhe shumë e ndjeshme.

BRICJAPI

• Pikat e forta si nënë : aftësia planifikuese, shija e mirë, koherenca    • Pikat e dobëta si nënë : mbi-analizimi i panevoshëm, pesimizmi        • Stili prindëror : Bricjapi është babai i zodiakut, por ky emërtim nuk e kufizon stilin tuaj prindëror. Jeni të aftë të jeni nënë dhe baba për fëmijën tuaj. Duke qenë se udhëhiqeni nga Saturni, ju pëlqen të planifikoni çdo gjë.

UJORI

• Pikat e forta si nënë : mendjehapur, sensi i së drejtës dhe gjallëria.
• Pikat e dobëta si nënë : vendosja e kufinjve,padurimi
• Stili prindëror : Jeni shumë spontane, por me raste edhe cinike sipas nevojës. E urreni monotoninë dhe nuk dini të jeni kurrë e mërzitshme për fëmijën tuaj.

PESHQIT
• Pikat e forta si nënë : imagjinata e zhvilluar, mirësia dhe dhembshuria
• Pikat e dobëta si nënë : paqëndrueshmëria, ndjenja e fajit
• Stili prindëror : Një mama sirenë ! Mamaja peshqit është një sirenë lozonjare, por me këmbë në tokë. Investon shumë në familje dhe i pëlqen të krijojë një strehë sa më të ngrohtë për fëmijët e saj.

Author: admin