Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë do të tërhiqet mesnatën e së premtes, duke sjellë një rënie të temperaturave me 7 – 8 gradë celsius. Sipas Metoalb, edhe dita e sotme do të karakterizohet nga temperatura të larta, ndërsa meteorologët njoftojnë se vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë do të tërhiqet gjatë mesnatës së sotme. Ndërkohë ditën e sotme vendi do të vazhdojë me kthjellime në bregdet dhe në zonat e ulta, ndërsa që në zonat malore lindore do të ketë vranësira kalimtare. Edhe pse ka një rënie të lehtë temperaturash, termometri edhe ditën e sotme pritet të shënojë 38-39 gradë celsius gjatë orëve të mesditës.