Nga Tirana në Shkodër e Vlorë, ja cilëve u ka kërkuar të deklarojnë pasuritë, OFL

Operacioni Forca e Ligjit, ka vijuar dërgimin e kërkesace për vetëdeklarim pasurie për disa persona të akuzuat për krime të rëndë në Tiranë, Vlorë dhe Shkrodësr

NJOFTIMI I OFL

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-E. Z., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim;

-G. F., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”;

-I. M., banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”;

-N. H., banues në Shkodër, për të cilin ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

 

Author: admin