Ngjarje e rëndë, vetëhidhet nga kati i 7-të 75 vjeçari

Një ngjarje e rëndë, ka ndodhur në orët e para të ditës në qytetin e Durrësit. Një 75 vjeçar, i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i 7-të i pallatit ku banonte, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar drejt këtij akti të rëndë. Policia vendore njofton se po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacioni i plotë i policisë :

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 04.09.2020, rreth orës 08:00, në lagjen nr.1, Durrës, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 7-të i pallatit ku banon, shtetasi V.N., 75 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Author: admin