Një apel i fortë nga Alketa Vejsiu: Mos bëj si i fortë, sëmundja nuk zgjedh

Nëse nuk e gjen në studio duke punuar për projektin e radhës, me siguri është duke zbuluar destinacione të reja. E kemi fjalën për moderatoren e njohur Alketa Vejsiu, e cila siç tashmë e dini ka një lidhje të ngushtë me udhëtimet, kjo është edhe arsyeja që sa herë i jepet mundësia merr valixhen për të zbuluar vende dhe kultura që ndoshta s’i ka prekur më parë. Por ekziston një vend ku bukuroshja e ekranit do të kthehej gjithmonë, një vend që ajo e konsideron shtëpinë e saj të dytë: Italia. Edhe pse ishte shteti evropian më i goditur nga pandemia, duket se gjërat kanë filluar të ndryshojnë për fqinjët tanë që po përpiqen të vazhdojnë jetën dhe t’i japin hov një prej pikave të tyre më të forta, turizmit.

Sigurisht që Italia edhe në kohë Koronavirusi vazhdon të jetë e bukur si gjithmonë, por kësaj here Alketës i ka bërë përshtypje një tjetër gjë: përdorimi i maskave në çdo ambient. Nisur nga kjo situatë ajo ka bërë një apel të fortë që edhe qytetarët shqiptarë të ndërgjegjësohen. Moderatorja bën thirrje qe të ndjekim shembullin e fqinjëve dhe të mos bëjmë as të fortin e as budallain, pasi vdekja dhe sëmundja nuk përzgjedhin.

 

Fushatë për vendosjen e maskës! Është serioze!

”Nga qyteti në fshat, Italia pas asaj që kaloi na mëson që duhet ta marrim vërtetë seriozisht këtë situatë. Nuk pashë askënd pa maskë, në mjedise të mbyllura nuk diskutohet. Edhe në Shqipëri të gjitha bizneset serioze kanë vendosur sterilizues në hyrje dhe e kanë detyrim maskën. Bravo! Ftoj të gjithë ata që janë aktivë në Instagram të promovojnë sa më shumë këtë masë të domosdoshme, por thuajse të neglizhuar në vendin tonë. Maska nuk është Tendencë, as Opsion. Është detyrim qytetar. Mbro veten dhe tjetrin! Mos bëj si i fortë, mos u bëj as budalla. Vdekja dhe sëmundja nuk përzgjedhin!”shkruan ajo.

Author: admin