Dashi
Është e rëndësishme të përmbushni premtimet tuaja. Nëse keni një kontratë të detyrueshme, kërkoni nga pala tjetër që t’ju lirojë nga marrëveshja. Është e mundur që dëshira juaj do të realizohet. Është e mundur që do të refuzoheni për një ngritje apo promovim. Mundohuni të mos konsumoheni nga zemërimi. Duke marrë përgjegjësinë për këtë situatë, ju do të hapni rrugën për një lëvizje emocionuese karriere që është përtej ëndrrave tuaja.
Demi
Vetë-kritika nuk sjell asnjë ndryshim pozitiv. Nëse doni të përmirësoheni, jepni lavdi dhe inkurajim. Imagjinojeni veten duke shijuar jetën tuaj të ëndërruar. Përgëzojeni veten sa herë që realizoni një qëllim. Ky qëndrim pozitiv do t`ju motivojë që të lëvizni në një terren më të vështirë. Megjithëse e keni me qejf të flisni për një çështje fetare ose politike, duhet të jeni diskrete. Diskutimi i kësaj çështjeje në shoqëri të përziera do të krijojë pakënaqësi. Nëse doni të flisni për këto çështje, bëjeni me njerëzit që ndajnë të njëjtat bindje me ju.
Binjakët
Një marrëveshje që duket si një gjë e sigurt është e destinuar të dështojë. Ju jeni më mirë kur i mbani të ardhurat tuaja në bankë. Mos investo askund. Do të ketë shanse të tjera për të rritur fitimet tuaja, por tani për tani është mirë të ndjekësh rrugën konservatore. Tregoni interes për shpresat, ëndrrat dhe frikën e partnerit tuaj.
Gaforrja
Prioritetet e një të afërmi janë shumë të ndryshme nga tuajat. Si rezultat, ata rrallë i miratojnë planet tuaja. Në vend që të kërkoni miratimin e tyre, ndiqni këshillën tuaj. Ndiqni një punë, një situatë ose projekt krijues. Ndarja e përgjegjësisë me një partner romantik ose biznesi mund të jetë e ndërlikuar. Ju tentoni t’i pranoni të gjitha punët e vështira, duke supozuar se gjysma tjetër juaj s`do t`i mbajë këto përgjegjësi.
Luani
Të pavërtetat dhe ekzagjerimet do të zbehin reputacionin tuaj. Mënyra më e mirë për të kultivuar respektin është që të jeni të saktë në komunikimet tuaja. Kur njerëzit mësojnë se mund t`u besosh, ata do të respektojnë mendimin tuaj, do kërkojnë këshillën tuaj dhe do t’ju japin punë. Ndershmëria është zgjidhja më e mirë. Ka shumë punë për të bërë që përfshijë shëndetin tuaj. Nëse nuk ndiheni mirë, jini të mëshirshëm ndaj trupit tuaj. Jepini atë ushqim dhe pushim për të cilin ka nevojë. Pak ushtrime mund të jenë terapi e mirë.
Virgjëresha
Vendosja e fokusit tek paratë ju dëmton shëndetin. Në vend që të derdhni gjithë energjinë tuaj në fitimin e më shumë parave, kaloni kohë me njerëzit dhe aktivitetet që doni. Kur bëni atë që ju pëlqen, e tërhiqni mirëqenien si me magnet. Provoni dhe shihni. Mos jini shumë i ashpër me një person.
Peshorja
Kujdes nga një tendencë për të mbikëqyrur çështjet familjare. Gjëja e rëndësishme është krijimi i kufijve të shëndetshëm me këtë që po ju dëmton. Jeta juaj do vështirësohet, derisa t`i keni vendosur kufijtë. Kjo do të ishte koha e përshtatshme për të kërkuar një vend të ri për të jetuar. Jini të durueshëm dhe qëndroni në një vend të qetë. Do të gjeni një mundësi të mirë atëherë kur nuk e prisni.
Akrepi
Ndaloni së jetuari në të kaluarën. Vetëm për shkak se përpjekja e parë nuk ishte e suksesshme nuk do të thotë se jeni të dënuar për të dështuar përjetësisht. Sa më shumë përpjekje që bëni, aq më i madh do të jetë shansi juaj për sukses. Trajtojeni çdo përpjekje si një mundësi për të mësuar. Argumentimi me një të afërm ose fqinj do të shkaktojë tension të padëshiruar. Zhvilloni mënyra për të izoluar veten nga sjellja e tyre e bezdisshme. Përfundimisht, ata ose do të ndryshojnë ose do të largohen.
Shigjetari
Rezistojini tundimit për t`i kërkuar një miku të mirë një favor. Nëse jeni duke kërkuar bileta koncerti, një referim pune ose një njohje romantike, është më mirë të ndiqni rrugën e pavarur. Ju jeni më i aftë nga sa mendoni. Mund të humbni një betejë ligjore. Në vend që të harxhoni burime të vlefshme për një çështje gjyqësore, jepni dorëheqjen për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje. Ky vendim i mençur do të kursejë kohë, para dhe dhimbje.
Bricjapi
Është mirë të përparoni në karrierë nëpërmjet një pune të vështirë. Trajnimi i avancuar do t’ju japë mundësinë të kapni punë të profilit të lartë, ato që gjithmonë keni ëndërruar. Ndiqni një kurs sfidues. Rezistojini tundimit për të frikësuar konkurrencën. Do të bëni mirë të punoni me njerëz që kanë qëllime të ngjashme. Jini të gatshëm të prezantoheni dhe të propozoni një bashkëpunim. Jo vetëm që fati juaj do të përmirësohet, por do të bëni një mik të mirë.
Ujori
Mos dilni në përfundime të menjëhershme në lidhje me njohuritë ose aftësitë e një personi tjetër. Dikush që nuk duket shumë i zgjuar mund të jetë një novator. Jepi një shans për të ndarë idetë para se të vlerësosh. Ju do të befasoheni këndshëm nga vëzhgimet e tyre inteligjente dhe idetë e zgjuara. Armiqtë e fshehtë po shkaktojnë probleme për ju. Jini më të matur me të njohurit e rastësishëm. Është e rëndësishme që jeta juaj personale dhe profesionale të mbahen të ndara në mënyrë rigoroze. Asnjëherë mos jepni më shumë informacion nga sa duhet. Kufizoni edhe eksesin e të tjerëve në llogaritë tuaja sociale.
Peshqit
Mendimi i hakmarrjes për një armik do të keqësojë një situatë të keqe. Mënyra më e shpejtë për t’u rimëkëmbur nga kjo tradhti është falja e palës tjetër. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të pranoni sjelljen e tyre të keqe; thjesht largohuni që të mos kenë ndikim mbi ju. Kujdes nga shpenzimet përtej mundësive tuaja. Dalja me miqtë çdo natë po dëmton llogarinë tuaj bankare. Nëse keni nevojë për shoqëri, ftoni njerëz shtëpi ose shikoni ndonjë film në darkë.