Muaji korrik sapo ka nisur dhe ne nuk e dimë si kanë qenë për ju ditët e para, por dimë t’ju themi se cilat janë shenjat më pa fat për këtë muaj,
Sipas astrologëve, dy janë shenjat e pafata të horoskopit për muajin korrik – Peshorja dhe Virgjëresha.
PESHORJA
Vendin e parë si shenja më pa fat për muajin korrik e mban Peshorja. Ky muaj do të jetë i vështirë për Peshoret për shkak të pozitës së pafavorshme të shumë planeteve. Do të ketë ndikime negative, sidomos në vendin e punës dhe Peshoret, si shumë të lidhura me profesionin, do t’i përjetojnë shumë. Saturni në Bricjap do të ngadalësojë çdo gjë. Nga ana tjetër, Jupiteri dhe Mërkuri e bëjnë të vështirë gjetjen e kontakteve dhe mundësive të reja për ndryshime.
VIRGJËRESHA
Për të gjithë të lindurit e Virgjëreshës, muaji korrik i këtij viti do të jetë kritik, veçanërisht për sa u përket ndjenjave. Venusi është i pafavorshëm, për këtë arsye tensionet në çift, të përjetuara tashmë nga Virgjëresha sidomos në muajt e fundit, do të theksohen edhe më shumë.
Por merreni si një gjë pozitive, si diçka që vë në provë lidhjen me partnerin. Mbase kjo periudhë do t’ju ndihmojë të reflektoni për marrëdhënien tuaj.