“Nuk dijnë të falin”. Shenjat e HOROSKOPIT që s’e harrojnë kurrë të kaluarën

DEMI

Edhe pse nuk i afroheni përvojave të reja, e kaluara është një problem shumë delikat për ju. Ju investoni shumë kohë dhe energji për të krijuar një rutinë për veten tuaj, kështu që kur gjërat ndryshojnë, është shumë e vështirë të adaptoheni edhe nëse e dini që është gjëja e duhur për të bërë. Megjithëse e tashmja dhe e ardhmja juaj kanë oferta më të lumtura dhe më të shëndetshme, është e vështirë për ju të liroheni nga e kaluara dhe ta pranoni atë.

GAFORRJA

Jo vetëm që keni një zemër shumë të ndjeshme, por edhe një kujtesë të shkëlqyer. Ju ushqeni shumë dashuri për të kaluarën, e cila duke pranuar të tashmen dhe të ardhmen duket diçka e përshpejtuar. Ju kaloni shumë kohë duke kujtuar miqësi dhe marrëdhënie të vjetra, të gjitha kohërat e mira që keni kaluar përkrah atyre njerëzve. Harrojeni sepse megjithëse gjithçka dukej më mirë më parë, veçanërisht për disa njerëz, e tashmja dhe e ardhmja janë të ndritshme. Ndaloni së kapuri pas të kaluarës, për të qenë të lumtur.

AKREPI

Kur jeta të godet, e bën fort. Mund të duket se preferoni të jeni vetëm, por kur më në fund e hapni zemrën tuaj e bëni atë pa frena, ju pëlqen të bëni gjithçka në mënyrën tuaj dhe të punoni shumë për ta bërë atë të ndodhë. Kështu që edhe kur dështoni, përpiqeni të ruani kontrollin dhe nëse humbni diçka të rëndësishme për zemrën, madje edhe për arsye të justifikueshme, keni një duel shumë të madh brenda vetes. Ju jetoni në të kaluarën, por nuk ju pëlqen ta pranoni atë.

BRICJAPI

Askush nuk dyshon në angazhimin tuaj për të tashmen dhe të ardhmen, veçanërisht kur bëhet fjalë për ndjekjen e qëllimeve tuaja. Ju gjithmonë bëni atë që është e nevojshme, por ju i përmbaheni së kaluarës më shumë sesa doni ta pranoni. Ju jeni besnikë ndaj traditave tuaja dhe besoni me kalimin e kohës për të ndërtuar diçka për të cilën mund të krenoheni, kjo ju bën të ktheheni në të kaluarën për të provuar të përmirësoni të ardhmen. Kjo ju bën të ngecni në gabimet e së kaluarës, por tani ajo që ka ikur, ka ikur. PRanojeni!

PESHQIT

Ju keni shumë emocione mbi supet tuaja dhe nuk i vini re. Ju pëlqejnë përvojat e reja, kontaktoni me njerëz të rinj dhe eksploroni se çfarë ofron bota, krijoni miqësi të reja, takoni njerëz. Kur gjithçka bëhet perfekte, ju bëheni të burgosur të së kaluarës, ndjeheni si një shpirt i vjetër midis asaj që ka qenë dhe që do të jetë. Ju kujtohet gjithçka që ju ka ndodhur dhe kur gjërat ndryshojnë, ju kapeni pas mënyrës si kanë qenë më parë. Përqendrohuni në këtë: çdo ndryshim është i dobishëm. / meb.al

Author: admin