Babai i Dua Lipës është shprehur se nuk i pëlqen që ta quajnë kosovar. Gjatë një interviste, Dukagjin Lipa u shpreh se është shqiptar nga Kosova. Muzikanti gjithashtu foli për “sulmin” e serbëve ndaj vajzës së tij pas publikimit të flamurit të Shqipërisë etnike. Ai u shpreh se nuk ndërhyn asnjëherë në vendimet e Dua Lipës për të bërë postime patriotike.
Dukagjin Lipa tha se këngëtarja e bën sepse e do vendin e saj dhe e ndien veten shqiptar.
“Janë emocionet që ka për vendin tonë, i bën vetëm sepse ka dëshirë sepse e ndien veten shqiptar. Unë nuk bie dakord me termin kosovarë, por me termin shqiptarë nga Kosova. Nuk kam qejf të më thonë a je shqiptar apo Kosovar. Jo, jam shqiptar nga Kosova ashtu siç është Dua Lipa shqiptare që ka lindur në Britani. Nuk e shtyj asnjëherë Duan që të bëjë postime për Shqipërinë dhe Kosovën, ajo e bën sepse e do vendin e vet dhe ndien përgjegjësi morale ndaj popullit tonë për të shfrytëzuar platformat për të rregulluar gjërat e gabuara,”– tha muzikanti në një intervistë për “A Show”.