”Dhe ata jetuan të lumtur derisa shenjat e horoskopit i ndanë”, por jo në rastin e dy çifteve të mëposhtëm të cilët duket të jenë lidhur me zinxhirët e dashurisë deri në përjetësi.Ja cilat janë shenjat që nëse bëhen çift, askush dhe asgjë nuk mund t’i ndajë dot më.
1.Luani dhe Peshorja: Luani është “pushtues” tipik që ndonjëherë i bën partneret të mërziten dhe tëe mos e durojnë dot, por i kombinuar me një Peshore, ai sillet tërësisht ndryshe. Luanët nga triumfues dhe ‘’pa ndjenja’’, shndërrohen në mbrojtësit më të mirë, madje shndërrimi i tyre shkon deri në atë pikë që të harrojnë nevojat e tyre vetëm që t’i përkushtohen Peshores. Ndërkohë nga ana tjetër, Peshorja i fal Luanit dashurinë e vërtetë, të pakushtëzuar dhe gjithëspërfshirëse për të cilën ka nevojë.
2.Virgjëresha dhe Ujori: Në këtë çift te zodiakut, është Virgjëresha ajo që “pushton” zemrën e Ujorit, sigurisht që falë strategjisë së saj që nuk mund të mos jetë po aq perfeksioniste siç është vetë Virgjëresha. Ujori bie pre e sharmit të kësaj të fundit dhe së bashku krijojnë një lidhje të pazakontë, por që reziston deri në përjetësi. Ujorët janë ëndërrimtarë te mëdhenj, ndërsa Virgjëreshat me pragmatike prandaj përmbushin njëri-tjetrin. Dashuria e tyre është e mbushur me emocione, të papritura, kujtime që lënë shenjën e tyre përgjithmonë.