Ky është horoskopi për ditën e diel 28 qershor 2020 . Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Hëna në shenjën tuaj do të ndikojë në jetën sentimentale, duke sjellë një sqarim. Kjo situatë nuk paraqitet shumë e mirë për punën, pasi mund të keni të bëni me persona të pakëndshëm.
Demi
Kjo periudhë është shumë e rëndësishme për jetën tuaj sentimentale, ku mund të ketë disa vendime për të marrë. Kjo e diel nuk duhet çuar dëm, pavarësisht se jeni të lodhur dhe pa humor të mirë. Bëni kujdes me financat. Në familje, ka gjëra që nuk ecin mirë, ndaj duhet kujdes.
Binjakët
Kjo është ditë ideale për të zgjidhur problemet e mbetura pezull në dashuri. Në punë do të hasni në disa vështirësi, ndaj duhet treguar kujdes.
Gaforrja
Në dashuri do të keni disa pasiguri. Mundohuni që të ruani qetësinë, të shmangni tensionet dhe problemet. Në punë, bëni mirë që të mendoheni para se të veproni.
Luani
Kjo është dita ideale për të folur për dashurinë dhe për të sqaruar gjërat që nuk funksionojnë. Kohëve të fundit ndiheni shumë të inatosur, ndaj bëni mirë që të ruani qetësinë. Në punë, mund të hasni në një problem për tu kaluar.
Virgjëresha
Do të keni mundësi për tu përballur me një situatë, e cila do ju ndryshojë jetën. Situata profesionale paraqitet mjaft e mirë, sidomos me bashkëpunëtorët e shenjës së shigjetarit.
Peshorja
Hëna në shenjën tuaj do ju ofrojë mbështetje në dashuri. Mundohuni që të çliroheni nga puna dhe problemet duke gjetur pak më shumë kohë për veten. Në punë ka ende probleme, për të cilat duhet të mendoni që t’iu gjeni zgjidhje.
Akrepi
Kjo është një periudhë mjaft e favorshme për ata që janë vetëm, ku do të kenë mundësi që të rikthehen në lojë. Nëse do e përballoni ditën me optimizëm, do të arrini që të gjeni më lehtësisht zgjidhje për problemet tuaja. Situata profesionale dhe financiare, paraqitet mjaft mirë.
Shigjetari
Raporti në çift mund të përmirësohet lehtësisht. Kini më shumë besim në vete, pasi në të kundërt rrezikoni që të komplikoni situatën tuaj .
Bricjapi
Kjo e diel do të jetë e mbushur me polemika, për shkak se mund të ketë debate me të tjerët. Lodhja do të ndihet dhe do të shoqërohet me nervozizëm. Në punë, do të ketë përmirësim.
Ujori
Në sferën sentimentale, situata do të vijë duke u përmirësuar. Në familje, mund të hasni në probleme. Saturni në shenjën tuaj nuk do të ketë ndikim pozitiv. Kujdes duhet treguar me financat, ku nuk duhet të bëni shpenzime të tepruara.
Peshqit
Bëni mirë që të ruani qetësinë, ndaj shmangni tensionet dhe debatet. Puna do të ketë mundësi që të rinisë, ndaj bëni mirë që të mos mendoheni.