Tërmeti i 26 nëntorit dëmtoi shumë familje në Shijak. Një prej tyre ishte dhe banesa e Sali Kokomanit në fshatin Gjepal në Shijak. Stresi që u shkatoi tërmeti, u pasua nga stresi që u ka shkaktuar shteti pasi nuk u ka ardhur në ndihmë në asnjë lloj forme.
Në bisedën që pati me shefin e kabinietit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti, ai thotë se komisioni as nuk e ka vlerësuar shtëpinë e tij edhe pse dëmtimet shihen me sy. Ai gjithashtu thotë se në të njëjtën mënyrë janë trajtuar edhe shumë familje të tjera në këtë njësi administrative.
Sali Kokomani: Quhem Sali Isa Kokomani, banues në Hardhishtë, njësia administrative Gjepal. Marr shkas që e bëj këtë denoncim për dëmtimet e tërmetit se në kohën kur ra tërmeti erdhën disa komisione. Edhe vetëm erdhën atë ditë edhe thanë ka më keq se kjo. Por fakti që është, shikoje. Të paktën të kishin dhënë një 2 milionë lekë ose 5 milionë lekë për të bërë riparime, nuk themi që ta shembin.