PD:Kryeministri në largim “kap ça t’kapësh” i paguan 500 mijë euro inceneratorit që nuk ekziston në Fier

Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorian Teliti në një konferencë për shtyp sot nga selia blu, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka paguar 500 mijë euro inceneratorit që nuk ekziston në Fier.

Në emër të PD-së, Teliti theksoi se vendimi për të vazhduar pagesat miliona euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë është kriminal. Sipas tij, deri tani, për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës janë paguar 9.1 milionë euro nga taksat e shqiptarëve.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE
Me Edi Ramën në krye të qeverisë, abuzimi me paratë e shqiptarëve nuk ka të ndalur. Gjithçka është për klientët, asgjë për qytetarët.
Inceneratorët janë modeli më korruptiv i kësaj qeverie. Janë shembulli sesi ata punojnë për të mbushur xhepat e tyre dhe të disa klientëve, me të cilët pasurohen.

Qeveria i ka paguar vetes dhe bandës së tij tek inceneratori i Fierit rreth 500 mijë euro vetëm dje. Janë gjysëm milioni euro për 5 njerëz, ndërkohë që për qytetarët nuk ka më asnjë ndihmë tjetër. Për vete marrin 500 mijë euro me një dorë, qytetarëve në ditën e tyre më të keqe i pagoi mesatarisht nga 10 euro dhe as nuk ka ndërmend të shtijë asnjë qindarkë më shumë.
Vendimi për të vazhduar pagesat miliona euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë është kriminal.
Deri tani, për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës janë paguar 9.1 milionë euro nga taksat e shqiptarëve.
Çfarë përfitojnë qytetarët prej tyre? Asgjë!
E gjithë kjo vjedhje dhe abuzim po ndodh kur ekonomia është realisht në recesionin me te madh te 30 viteve te fundit, kur të ardhurat ne arken e shtetit janë në pikën e tyre më të ulët dhe kur borxhi publik vazhdon të rritet me ritme marramendëse.
Vetëm ditën e djeshme 1568 familje nuk patën mundësi të merrnin pagesën 40 mijë lekëshe, pasi paratë e tyre shkuan në xhepat e Inceneratorit të Fierit, duke e paguar këtë të fundit me 510 mijë euro nga paratë e taksapaguesve.

Author: admin