Dashi-Edhe pse jeni nën ndikimin e Jupiterit, sot nuk duhet të keni shumë iluzione, prandaj është më mirë të mbështeteni në aftësitë tuaja. Në punë është koha për t’u larguar nga ndikimet e të tjerëve dhe të bëni më shumë kujdes. Nga një herë vetëbesimi i tepruar ju prish punë, e do të duhet kohë e gjatë për të riparuar.
Demi-Ditë pozitive, nën ndikimin e Afërditës dhe të Hënës, që do t’ju mbështesin jo vetëm në planin sentimental, por edhe në çështjet ekonomike. Po afrohen festat dhe ka shumë shpenzime, monitoroni bilancin mes të ardhurave dhe shpenzimeve. Ju duhet kohë të bëni ndryshime në punë.
Binjakët-Nuk do të mungojnë konfliktet e vogla në jetën tuaj ne çift sot, por gjithsesi momentet e bukura do jenë më të shumta. Me gjithë largimin gradual të Jupiterit nga shenja juaj, mos u shqetësoni, se vendin vakant do ta zërë Neptuni në një orbitë mëse të shndritshme për ju. Priten kontakte dhe njohje të reja.
Gaforrja-Po nuk u treguat të arsyeshëm sot do të keni probleme shumë të mëdha më vonë. Hëna është në një pozicion të favorshëm për ju, dhe duhet ta shfrytëzoni për të sistemuar një herë e mirë problemet në fushën sentimentale. Mos u stepni për të thënë atë që mendoni dhe për të parashtruar kërkesat tuaja.
Luani-Nuk do keni për çfarë të ankoheni gjatë kësaj ditë, deri tani punët duket se po marrin drejtimin që donit. Afërdita, Marsi, Saturni dhe Plutoni, bëjnë që dita e sotme të jetë mjaft pozitive në planin ekonomik. Por edhe zemra kërkon pjesën e saj, ndaj përpiquni që të gjeni balancën mes të dyjave.
Virgjëresha-Ditë e mbushur me momente të lumtura e që duhet shfrytëzuar deri në maksimum. Tani që Jupiteri është në një orbitë stimuluese për ju, do t’i keni të gjitha mundësitë që të rikuperoni terrenin e humbur. Në punë mos bëni gjithçka vetëm, ndonjëherë duhet të mbështeteni edhe te njerëzit që ju rrethojnë.
Peshorja-Edhe pse Hëna sot nuk është në favorin tuaj, nuk duhet të shqetësoheni edhe aq, pasi do të keni Uranin dhe Saturnin në anën tuaj. Kjo do të bëjë që në dashuri dita të jetë paksa e lodhshme. Në punë nëse keni bërë ndonjë kërkesë, së shpejti do të vijë një përgjigje. Do t’i riktheheni një projekti të vjetër.
Akrepi-Planetët do t’ju mbrojnë jetën tuaj në çift, por bëni mirë të tregoheni të duruar pasi impenjime të shumta dhe mërzitje të vogla duken të paevitueshme. Megjithatë Marsi dhe Afërdita ndikojnë në zgjidhjen e problemeve të zemrës. Në punë nuk pritet të ndodhë ndonjë ndryshim dhe është më mirë të ruani status quo-në.
Shigjetari-Shumë gjera do të ecin edhe më mirë nga sa e kishit menduar. Është tranziti i disa planetëve njëherësh, e sidomos Saturni që duket se e “ngrys” qiellin tuaj. Por fati juaj është Mërkuri, që jep efekte mjaft pozitive. Investimet që keni bërë ju japin tani një ndjenjë qetësie.
Bricjapi-Konflikte të njëpasnjëshme në horizont, si në shtëpi ashtu edhe në jetën profesionale. Është në karakterin tuaj të mos pranoni për asnjë moment ta ulni hundën. Afërdita në shenjë do t’ju bëjë protagonistë në dashuri. Intuita do t’ju bëjë të kuptoni se kush janë personat që mund t’u besoni, dhe kujt të mos i zini besë.
Ujori-Pengesat e mëdha janë kaluar dhe tani nuk ka më forcë që t’ju pengojë. Edhe pse Jupiteri nuk ju mbështet më si më parë, asgjë nuk do t’ju pengojë të arrini një objektiv të caktuar, pasi keni mbështetjen e Marsit dhe Afërditës. Është në interesin e të gjitha palëve që të tregoheni pak më tolerantë.
Peshqit-Problemet duket se po marrin fund edhe për ju. Pas një periudhe në të cilën nuk ju ka ecur edhe aq shumë, duket se tani kuotat tuaja do të njohin vetëm rritje, deri sa të paraqesin vlerat reale në aspektin profesional. Energjia pozitive do të mbështjellë çështjet personale dhe profesionale.