DASHI
Në këtë fundvit do të keni nevojë për më shumë ndryshime në jetën tuaj në çift. Flisni sa më hapur me partnerin tuaj dhe së bashku merrni vendimet e duhura. Edhe ata që kanë pasur probleme dhe debate duhet t’i shohin gjërat me një sy tjetër. Për beqarët do jetë një periudhe më e favorshme për takime familjare sesa për ato romantiket. Megjithatë në javën e trete do ndodhë diçka e mrekullueshme. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire, mbase edhe për shkak te lodhjes së një viti të tërë. Gjeni kohën e duhur për t’u kujdesur për veten. Ne planin financiar do ju duhet te merrni masa qe situata te jete e mire edhe për disa kohe me pas. Në punë do eksploroni fusha të reja dhe do filloni disa projekte të cilat do përmbyllen me sukses ne 2021-ën.
DEMI
Gjatë këtij muaji do jeni paksa mosbesues ndaj atij që keni ne krah dhe here pas here do bëni çmos që ta kontrolloni. Kujdes mos e teproni sepse mund të përballeni me debate të zjarrta. Yjet këshillojnë që për çdo dyshim te flisni hapur me të. Fundi i muajit do jetë më i qetë. Beqarët duhet t’ia lënë çdo gjë kohës. Periudha më e favorshme do jetë java e dytë e muajit. Bëjini sytë katër. Shëndeti do jetë përgjithësisht jo problematik. Kujdes duhet të bëni me ushqimin gjatë ditëve të festave dhe nga ana tjetër duhet të mbroheni nga i ftohti. Në planin financiar fatmirësisht do jeni me fat dhe nuk do keni probleme. Të paktën për njëherë te vetme mund te kryeni pa frike shpenzimet e nevojshme. Në punë duhet të përqendroheni tek objektivi kryesor dhe jo të shpërqëndroheni në degë të ndryshme.
BINJAKET
Ky muaj do jetë muaji i komunikimit dhe bashkëpunimit në çift. Edhe pse do jeni shumë të ngarkuar me angazhime do e gjeni kohën e përshtatshme për t’ia kushtuar atij që dashuroni. Ata që kanë pasur mosmarrëveshje të mëdha duhet t’i marrin gjërat shtruar dhe jo te kërkojnë që situata të përmirësohet sa hap e mbyll sytë. Beqarët do jenë nostalgjike për të shkuarën dhe nuk do e hapin zemrën. Ky do jetë një gabim sepse mundësitë do jenë të pafundme. Shëndeti fatmirësisht nuk do ketë probleme serioze përveç ndonjë dhimbje koke apo barku, por që do kalojnë shpejt. Financat do fillojnë të stabilizohen pas javës së parë, kështu qe tregohuni të duruar. Në jetën profesionale duhet të informoheni mirë mbi çështjet për te cilat do punoni. Më mire t’i dini që në fillim edhe rreziqet.
GAFORRJA
Ky muaj do jetë shumë i paqëndrueshëm për ju. Përsa i përket jetës në çift, në pjesën më të madhe të kohës secili do jetojë për hesapin e tij dhe do e lërë pas dore tjetrin. Kjo mund ta tensionojë herë pas here situatën dhe mund të sjellë mosmarrëveshje. Kujdes! Për beqarët do jenë një periudhe me pozitive. Duke dalë nëper darka me miqtë do njihen me persona vërtet interesante. Harxhoni kohën e nevojshme për t’u njohur para se te hidhni çdo hap. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, por mos e teproni me ushqimin sepse pasojat mund të vijnë ne muajin tjetër. Financat duhet t’i menaxhoni me shumë kujdes dhe maturi nëse nuk doni probleme. Në punë do bashkëpunoni me kolegët dhe do arrini atje ku keni planifikuar. Ndiqni te njëjtin ritëm gjithë muajin.
LUANI
Nëse doni që marrëdhënia në çift gjate këtij muaji të shkojë mirë, nuk duhet në asnjë mënyrë ta kontrolloni atë që keni në krah. Lërini më tepër liri veprimi sepse në të vërtetë ai ju dashuron fort dhe nuk mund t’iu tradhtojë. Beqarët do preferojnë më shumë të jenë në shoqëri të keqe sesa vetëm, por kjo do ketë pasoja në të ardhmen. Pamjes së jashtme nuk duhet t’i besoni aq shumë. Shëndeti do ketë herë pas here disa shqetësime. Bëni një kontroll tërësor tek mjeku dhe mos u bazoni shumë tek mjekësia alternative. Financat do jenë të këqija në javët e para, por me pak durim dhe një menaxhim të mirë ato do fillojnë të përmirësohen. Në planin profesional gjërat nuk do shkojnë si i kishit planifikuar dhe kjo do ju vërë shpesh në pozitë të vështirë para shefave.
VIRGJERESHA
Pasi te kalojnë pesë ditët e para të muajit, gjatë të cilave komunikimi do lëre për të dëshiruar, gjithçka me pas do ecë më së miri. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje me partnerin, përkundrazi do flisni hapur me të dhe do jeni gati të programoni të ardhmen. Çdo gjë do e keni nën kontroll. Beqarët do bëjnë mirë të mos kërkojnë dikë në bazë kriteresh sepse kane për te mbetur vetëm përgjithmonë. Shëndeti here pas here do jete delikat për shkak te lodhjes. Ç’lodhuni herë pas here dhe mos neglizhoni vitaminat e proteinat. Në planin financiar do ju duhet një mbështetje e madhe nga të afërmit që t’ia dilni mbanë, ne të kundërt situata do përkeqësohet ndjeshëm. Në pune, 10 ditët e para do jenë disi të paqëndrueshme, ndërkohë që më pas gjërat do ecin për mrekulli.
PESHORJA
Ky muaj pritet të jetë plot ngjyra. Për ata qe janë në një lidhje klima do jetë e ngrohte. Do i përkushtoheni më tepër atij që keni në krah dhe do ja shprehni ndjenjat si asnjëherë më parë. Në përgjithësi harmonia do mbizotërojë në jetën tuaj. Beqarët do joshin kurdo çdo person që do ju duket interesant. Pjesa më e madhe do e gjejnë që javën e parë personin qe do ju përshtatet. Edhe gjendja shëndetësore nuk do jete aspak e keqe. Kohet e fundit keni ditur si të kujdeseni për veten tuaj. Financat do ju stresojnë paksa sepse mezi do arrini t’i mbani të qëndrueshme. Megjithatë duhet thënë se këtë muaj nuk do keni vështirësi. Kjo edhe falë mbështetjes së të afërmve. Në punë do jeni me të vëmendshëm dhe më të përqendruar tek ato që do ju kërkohen. Javën e tretë arritjet tuaja do i mrekullojnë të gjithë.
AKREPI
Ky muaj do jetë më i mirë se ai më parë për të dashuruarit. Do i qëndroni më pranë partnerin dhe do bëni çmos që ta ngrohni atmosferën. Pas javës së dytë priten edhe mjaft momente të lumtura. Beqarët më në fund do e gjejnë dashurinë me “D” të madhe dhe do ndihen më të plotësuar. Vetmia do marrë fund për ta. Shëndeti do ketë disa shqetësime të vogla, por asgjë për tu alarmuar. Më pak përkujdesje mund të kaloni gjithçka. Në planin financiar do keni vështirësi pa fund megjithatë nuk duhet ta humbni shpresën. Ulni fillimisht shpenzimet dhe me pas riorganizojeni buxhetin. Në punë duhet ta përmbyllni me sukses këtë vit që edhe viti tjetër të fillojë mbarë. Mos u tregoni mendjemëdhenj dhe pranojini kritikat.
SHIGJETARI
Gjatë këtij muaji nuk do keni më mosmarrëveshje me njeri-tjetrin, përkundrazi do flisni me lirisht me partnerin. Do ketë disa ditë kur do jeni më tepër xheloze sesa duhet, por do qetësoheni shpejt pas provave që do iu japë i dashuri i zemrës. Beqarët nuk do i rezistojnë sharmit te atyre qe do kenë pranë dhe do i joshin pa fund. Ka gjasa që pas datës 14- të filloni një lidhje serioze. Shëndeti do ketë ulje dhe ngritje gjate gjithë kohës. Herë do jeni në formë të shkëlqyer dhe herë do të keni shqetësime te mëdha. Kujdesuni më tepër për ushqimin dhe mbrohuni nga virozat e stinës. Në planin financiar nuk do keni probleme të mëdha megjithatë nuk rekomandohet të kryeni investime jashtë normave. Në planin profesional komunikimi do jetë ai që do ju ndihmojë t’ia dilni.
BRICJAPI
Ky muaj i fundit i këtij viti do jetë më i bukur për ata qe janë ne një lidhje. Klima do fillojë të ngrihet mjaft dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Shfrytëzojeni çdo ditë dhe surprizojeni herë pas here atë që keni në krah. Beqarët do lodhen pak, por do e gjejnë personin për të cilin do iu rrahë zemra fort. Lërini më pas gjërat të rrjedhin vetë. Shëndeti nuk do jetë në gjëndjen më të mirë të mundshme. Herë pas here do ju mungojë dinamizmi dhe do jeni nervozë. Në planin financiar ka rrezik të bëni disa gabime të pafalshme dhe situata do vijë duke u përkeqësuar. Në punë nga ana tjetër do keni disa vështirësi javët e para, megjithatë situata do fillojë të përmirësohet dalëngadalë. Pas javës se dytë do jeni me të qartë për atë që duhet të bëni.
UJORI
Fillimi i muajit do jete shumë i qetë për ata që janë në një lidhje. Do reflektoni me kujdes për çdo hap që do hidhni dhe nuk do nxitoheni. Pas datës 15 situata ka rrezik të pësojë disa ndryshime. Tregohuni të kujdesshëm sepse shume persona do mundohen t’iu prishin punë. Beqarët nuk do kenë mundësi shumë të mira për të realizuar takime të rëndësishme, megjithatë muaji nuk do jetë i keq. Miqtë dhe familjarët do ju surprizojnë në çdo moment. Nëse për shëndetin nuk përkujdeseni, situata do ju dalë tërësisht jashtë kontrollit. Do keni goxha shqetësime serioze. Financat do jenë herë pas herë delikate. Shpenzoni aq sa mundeni, mos i kaloni limitet. Në punë do përballeni me një problem serioz të cilat do e kaloni vetëm me ndihmën e kolegeve. Asgjë nuk do jetë aq e thjeshte sa e keni menduar.
PESHQIT
Yjet do jenë gjatë gjithë kohës pranë jush këtë muaj dhe do ju ndihmojnë në çdo sektor. Për çiftet do jetë një periudhe mjaft e animuar dhe e mbushur me surpriza të njëpasnjëshme. Dashurohuni ashtu si e ndjeni. Beqarët do përzgjedhin shumë dhe për këtë arsye do mbeten serish vetëm. Mundësitë do jene te shkëlqyera dhe nëse nuk përfitoni do pendoheni. Fillimi i muajit do jetë paksa delikat për shëndetin. Do ndiheni të lodhur dhe mund të keni dhimbje barku. Kujdes! Në planin financiar duhet të pranoni se keni gabuar me menaxhimin e të ardhurave dhe te kërkoni ndihmë. Ne punë do jeni më të motivuar se kurrë dhe do arrini shume shpejt suksesin. Viti qe po vjen do ju gjeje me një tjetër post, edhe më të rëndësishëm se ai që keni.