“Këtë vit kemi zgjedhur të festojmë festën e “Shën Sebastianit”, shenjti mbrojtës i Policisë Lokale Italiane, në një mënyrë ndryshe për shkak të emergjencave të COVID-19. Ne donim ta ndanim këtë moment në heshtje për të treguar afërsinë e thellë të grave dhe burrave të Korpusit me të gjithë njerëzit që përballojnë pasojat serioze të kësaj emergjence pandemike “. Kështu është shprehur komandanti i Policisë Lokale të Barit në Itali , Michele Palumbo, me anë të një video ditën e 20 Janarit. “Unë besoj se në këtë moment emergjence është një shenjë respekti dhe përgjegjësie ndaj asaj që po përjeton kombi, qyteti ynë, bashkëqytetarët tanë dhe të gjithë ne – vazhdon ai -. Unë dua të falënderoj të gjithë burrat dhe gratë e Policisë sonë Lokale për punën e palodhshme që kanë bërë që nga Marsi i vitit të kaluar, gjithmonë në ballë të angazhimit të vazhdueshëm që po kërkon urgjenca aktuale. Askush nuk u tërhoq prapa kësaj situate “, tha ai. Urime për festën e policisë lokale përcolli dhe kryebashkiaku i Barit, Antonio Decaro. “Sot ne festojmë për të gjithë gratë dhe burrat e Policisë Lokale të Barit dhe të vendit tonë – thotë kryebashkiaku Antonio Decaro -. Ne e bëjmë atë ndryshe se në të kaluarën, por e bëjmë me të njëjtin intensitet. Me të njëjtin emocion. Mbase me emocione edhe më të mëdha, duke pasur parasysh periudhën e vështirë që po kalojmë. Një periudhë në të cilën ndihet edhe më shumë nevoja për të pasur agjentë të Policisë Lokale në rrugët tona. Ne po luftojmë luftën kundër Covid, një armik i padukshëm , gjithashtu falë vendosmërisë dhe profesionalizmit tuaj ”, përfundoi Decaro, duke iu drejtuar agjentëve.//Telebari