Proçesi mësimor në kohë pandemie, Emiljano u drejtohet prindërve të nxënësve : Asnjë detyrim për të qënë në klasa

“Unë i kujtoj të gjitha familjet Apuliane që kanë vendosur që fëmijët e tyre të ndjekin mësimin në distancë se askush nuk mund t’i detyrojë ata ti dërgojnë fëmjët në klasa, gjë që në këto momente shkakton frikë  ndaj një rreziku të lartë të ngjitjes së virusit. Nëse tamponet nuk janë  menjëherë të disponueshme, ju mund ti kërkoni ato për të mbrojtur të drejtën e fëmijëve tuaj, për  të qenë të garantuar për të studiuar dhe shkolla duhet ti garantojë ato në një kohë të shkurtër “. Ky ishte mesqazhi  që Guvernatori Michele Emiliano, drejtoi  mbrëmjen e djeshme, për prindërit e studentëve të Pulias. Për Presidentin Emiljano, “zgjedhja e mundshme për të mos dërguar fëmijët tuaj në shkollë është e ligjshme – thotë ai . Mos u tregoni të nënshtruar – thekson ai, duke iu drejtuar përsëri prindërve  dhe pohoni arsyet tuaja me vendosmëri. Më raportoni për çdo rast dhe unë do të flas me zyrën rajonale të shkollës ose në Prefekturën “. Emiljano më pas përsërit “se vetë qeveria ka ndaluar mësimin ballë për ballë për fëmijët e shkollave së mesme, duke pranuar në mënyrë të qartë rreziqet e vijimit të shkollës. Askush, pra, – thekson ai – nuk do të jetë në gjendje të kundërshtojë mungesat  për bijtë dhe bijat tuaja. Mbrojtja e shëndetit të të miturve është përgjegjësi e prindërve”. //telebari.//

 

 

Author: admin