Projekti “Bashki të Forta”, kryetarja e Bashkisë së Durrësit, takohet me përfaqësues të Ambasadës Zviceriane

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka zhvilluar një takim me drejtuesen për Qeverisjen Vendore dhe Sektorin e Shëndetësisë në Ambasadën Zvicerane Chantal Nicod. Synimi i këtij takimi ka qenë mundësia e  bashkëpunimin midis Bashkisë së Durrësit dhe Qeverisë Zvicerane e konkretizuar sidomos me projektin Bashki të Forta. Me anë të një statusi, në rrjetin social “FaceBook” Bashkia e Durrësit, ka njoftuar rreth takimit.

 

Postimi i plotë:

 

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka zhvilluar një takim me drejtuesen për Qeverisjen Vendore dhe Sektorin e Shëndetësisë në Ambasadën Zvicerane Chantal Nicod.

Në këtë takim u fol kryesisht lidhur me bashkëpunimin midis Bashkisë së Durrësit dhe Qeverisë Zvicerane e konkretizuar sidomos me projektin Bashki të Forta. Ky projekt ka dhënë kontribut të vlefshëm në përmirësimin e ofrimit të shërbimit të arsimit parashkollor, ku vlen të theksohet ofrimi i shërbimit psiko- social për fëmijët 3-6 vjeç, fuqizimin e rolit të këshilltarëve të këshillit bashkiak dhe menaxhimit të integruar të mbetjeve urbane.

Kryebashkiakja Sako deklaroi se Bashkia e Durrësit ka patur dhe do të vazhdojë të ketë një bashkëpunim të frytshëm me projektin Bashki të Forta, i cili, ka qenë një partner i denjë në disa sektorë.

Përfaqësuesja e Ambasadës Zvicerane Chantal Nicod deklaroi se partneriteti ynë me Bashkinë e Durrësit ka qenë mjaft i mirë dhe vizita jonë këtu konfirmon dëshirën tonë që të jemi partnerë dhe do të vijojmë punën e mirë që kemi bërë deri tani në bashkëpunimin që do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Më pas, me pjesëmarrjen e prefektit të Durrësit, Z. Roland Nasto, Drejtoreshës Ekzekutive të Shoqatës për Autonominë Vendore, Znj. Adelina Farrici, përfaqësuesve të Ambasadës Zvicerane dhe përfaqësuesve të projektit Bashki të Forta, është zhvilluar një takim pune lidhur me mbrojtjen civile, duke diskutuar sfidat e pushtetit vendor dhe mundësitë e përmirësimit të këtij shërbimi në nivel lokal.

Në fund të vizitës në Durrës kryebashkiakja Sako, përfaqësuesit e Ambasadës Zvicerane dhe projektit Bashki të Forta vizituan kopshtin “7 Marsi” ku u njohën me infrastrukturën e arsimit parashkollor në Durrës, ku ndër vite, është investuar shumë për krijimin e standarteve bashkëkohore me ndërtimin e shumë kopshteve të reja, rikonstruksionin e kopshteve egzistuese si dhe përmirësimin e këtij shërbimi.

 

 

Author: admin