Publikohet një video e re ku dema skohet keq emisioni Përputhen
Ditën e djeshme u zhvillua takimi i Princit me Jasminën, e që një pjesë nga takimi i tyre ishte zhvilluar në helikopter, e që më parë ish-konkurrentit, Eri, iu është mohuar një gjë e tillë për arsyeje se edhe një emision tjetër i dashurisë e ka bërë të njëjtin veprim.
Eri ishte përjashtuar nga programi pas një konf likti me Dorin, konkurrentin e ri që kishte hyrë, pasi kjo ishte përp lasja e dytë e tij, pasi kohë më parë kishte edhe një konf likt me Fatjonin, me vendim të produksionit ai u largua.
Po ashtu, Eri kishte para lajmëruar se në rast se do të zhvillohej një takim me helikopter, ai do të publikonte disa video-incizime, ku tregohet arsyeja e anulimit të takimit të tij me Ledjanën më helikopter.
Dhe pasi mbrëmë u publikua takimi, ai përmes një video-live në rrjetin social “Instagram”, kishte treguar video-incizimin e tij me njërën nga gazetaret e këtij emisioni të dashurisë.
Gjithashtu, ai ka theksuar se çdo gjë në atë program është e planifikuar me skenarë, e një gjë të tillë ka kohë që konkurrentët e larguar e përmendin, ndër ta ishte edhe skan dali i Teas me Beartin, ku vetë protagonistët treguan se ishin të detyruar për shk ak të publikut.
Video-incizimin e plotë e ka publikuar edhe opinionisti, Meridian Ramcaj, i cili që disa ditë ka bërë një pyetësor në llogarinë e tij personale në “Instagram”, ku të gjitha pyetjet ishin për Erin.
Dyshja, Meridian – Eri, kanë para lajmëruar se ditët në vijim do të ketë edhe disa incizime të tjera./korrieri.al