Një debat sa juridik aq edhe argëtues ka shpërthyer në gjykatën e Tiranës kur po vlerësohej masa për tetë djem dhe vajza të akuzuar se kanë zgjedhur si profesion ofrimin e seksit online.
Para trupit gjykues, ka habitur me dëshminë e saj “tutorja” e studentëve që ushtronin prostitucionin virtual, Dafina Tresa, e cila ka hapur debatin rreth asaj çka është e nuk është seks. Në fakt të arrestuarit nuk kanë kryer asnjë akt seksual, ashtu siç njihet ky i fundit. Ndaj dhe para gjykatës Dafina Tresa deklaroi se nuk ishte në dijeni që kishte kryer një vepër penale. “Nuk e dija që ky aktivitet është vepër penale”, tha ajo.
Ndërsa prokuroria e akuzon për “Përshtatje ambientesh për shfrytëzim prostitucioni, rekrutim vajzash për prostitucion”. Por 32-vjeçarja Tresa mohon akuzën dhe deklaron se “vajzat bënin çdo gjë me dëshirën e tyre”, dhe se nuk ka asnjë akt fizik që mund të quhet “ushtrim prostitucioni”